Hidromorava

Atë ditë që e nisi punën, edhe punët e Kosovës kanë me u kry

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

“Qytetari i Kosovës nuk duhet të jetë më i nëpërkëmbur dhe nuk duron më, është vështirë të jetosh në vend ku në spital më i rrezikuar je të sëmurësh se të shërohesh. Është vështirë të ketë arsim të mirë dhe nuk guxojmë kështu më, duhet nisur ndryshe punën tonë, qëllimin tonë. Nuk mundemi me të gjitha këto resurse të vazhdojmë të jetojmë duke i nëpërkëmbur ato. Nuk duhet lejuar që grupet ekstreme të vijnë nga larg dhe të na rrezikojnë qoftë neve, qoftë t’i marrin njerëzit tanë atje. Jemi shoqëri që jemi përcaktuar për orientimin euroatlantik. Ligji jonë nuk duhet të vazhdojë të lejojë një gjë të tillë”, ka thënë Haradinaj.

Në takimin e sotëm me qytetarët e Rahovecit, lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, njëherësh kandidat për kryeministër të vendit nga koalicioni PDK-AAK-NISMA, ka thënë se qytetarët nuk meritojnë më të jenë të nëpërkëmbur dhe se meritojnë një qeverisje e cila mund të merr vendime dhe se mund të drejtojë rrugën e Kosovës drejt BE-së.

“Qytetari i Kosovës nuk duhet të jetë më i nëpërkëmbur dhe nuk duron më, është vështirë të jetosh në vend ku në spital më i rrezikuar je të sëmurësh se të shërohesh. Është vështirë të ketë arsim të mirë dhe nuk guxojmë kështu më, duhet nisur ndryshe punën tonë, qëllimin tonë. Nuk mundemi me të gjitha këto resurse të vazhdojmë të jetojmë duke i nëpërkëmbur ato. Nuk duhet lejuar që grupet ekstreme të vijnë nga larg dhe të na rrezikojnë qoftë neve, qoftë t’i marrin njerëzit tanë atje. Jemi shoqëri që jemi përcaktuar për orientimin euroatlantik. Ligji jonë nuk duhet të vazhdojë të lejojë një gjë të tillë”, ka thënë Haradinaj, shkruan Indeksonline.

Haradinaj ka thënë po ashtu se nuk duhet që të gjithë të na e shohin si lypsarë, një Kosovë të tillë nuk duhet ta shohin.

UBT

“Duhet që edhe miqtë të na shohin si aleatë, të jemi të zot dhe të na shohin si fuqi në rajon. Është e drejtë e jona ta ruajmë këtë që e kemi”, ka shtuar Haradinaj.

Kandidati për kryeministër gjithashtu ka komentuar edhe marrjen e vendimit për lidhjen e koalicionit duke thënë se çdo vendim që është në interes të Atdheut, do të merrej nga ana e tij.

“Nëse është në interes të Atdheut, çdo vendim do ta marrë. E vlerësoj këtë vendim si të tillë, në interes të atdheut dhe si të till do e merrja në çdo kohë. Besoni që nuk janë të zot për asnjë vendim në interes të këtij vendi as me e marrë as për ta praktikuar. Nëse ka të tillë që mund të marrin vendimin, zbatimi dihet se si del. Me 11 qershor, fati i vendit, fati i të gjitha punëve të pakryera janë në punët e juaja. At ditë që e nisi punën, prej atyre që më kanë dhënë besim, dhe atë ditë mund të thonë “Bac u kry” se punët e Kosovës kanë me u kry”, ka përfunduar Haradinaj./Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.