ARKATANA

Atë çka nuk e bëjnë politikanët, Ramiz Krasniqi e bën në sport

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Shumë skeptik të futbollit të Kosovës, janë befasuar me ftesën që e ka bërë përzgjedhësi Ramiz Krasniqi, futbollistit nga Graçanica, Ilija Iviç.

Përzgjedhësi Ramiz Krasniqi, ka bërë të ditur për ‘RajoniPress”, arsyen për ftesën e futbollistit nga Graçanica, Ilija Ivic.
“Futbollisti Ilija Iviç është qytetar i Republikës së Kosovës, dhe me talentin që ka e kam ftuar t`i mbroj ngjyrat e shtetit të Kosovës. Kemi të bëjmë më një futbollist 17 vjeçar, pozita e tij është qendërmbrojtës dhe ai ka shprehur dëshirën që ti mbroj ngjyrat e Kombëtares së Kosovës, futbollisti Ilija Ivic është pjesë e “kuqezinjëve” të Flamurtarit dhe shumë shpejt pritet të nënshkruan më skuadrën e Flamurtarit dhe kjo është në dobi të shtetit dhe futbollit”, ka bërë të ditur, Krasniqi.

KKVITI

Përzgjedhësi i Kombëtares U19, Ramiz Krasniqi, ka deklaruar së çka ka theksuar edhe prindi i Ilija Ivic, rreth ftesës që djali i tij të luaj për Kombëtaren e Kosovës.
“Kam biseduar me prindin e futbollistit, dhe ai ka qenë i lumtur me ftesën e dërguar, ai është shprehur se jam shumë i lumtur që djali im do të vesh fanellën e Kosovës, pasi ne jemi lindur dhe po jetojmë në Kosovë dhe nuk kemi asnjë problem me askënd, poashtu për mua është nder e respekt që djali im po arrinë që në grupmoshë të jetë si futbollist i Kosovës”.

Përzgjedhësi Krasniqi ka bërë të ditur që kësaj radhe futbollisti Ivic nuk ka mundur t`i bashkëngjitet në grumbullimin 2 ditorë Kombëtares së Kosovës U19, për arsye se futbollisti gjendet me skuadrën e Flamurtarit në përgatitje në Antalia të Turqisë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.