RCCOLA

Atdheu është gjallë në Turqi

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Atdhe Deva është gjallë. I riu nga Peja nuk është vrarë në konfliktin civil që ka përfshirë Sirinë që një kohë të gjatë. Lajmi se Atdheu nuk është në Prishtinë, por në Siri, për familjarët e tij në Pejë ka qenë vështirë e besueshme. Por edhe më e rëndë ka qenë lajmi që kanë marrë nga telefonata e një miku, të mërkurën në mbrëmje, e cila sikur ua përmbyti botën prindërve të tij.

Naser Deva, babai i Atdheut tregon për Tribunën se miku i tyre në fillim i kishte pyetur nëse është e vërtetë se u është vrarë djali në Siri. Kjo pyetje e kishte shtangur familjen Deva. Ata nuk e kishin dëgjuar e lexuar lajmin e pakonfirmuar e të publikuar në mediat kosovare, se një i ri pejan me emrin Atdhe Deva është vrarë në Siri.

Eco Higjiena

“Ka qenë lajm shokues. Nuk dinim çka të bëjmë e as kujt t’i drejtoheshim”, përshkruan Naseri momentet e para pas asaj telefonate.(Tribuna)