UBT

Atdhetari që kujdeset për atdhetarët

/ 6 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Rrustem Geci një krijues i madh e i devotshëm që për më shumë se 18 vite jeton e vepron në Gjermani, por kurrë mendja e dashuria e tij për atdheun e vendlindjen nuk u zbehën, po ndihet i lumtur e krenar që viziton Dardanën, Roganën, Gjilanin e Kosovën. Rrustem Geci më shumë se çdo intelektual kosovar ka bërë një punë të mrekullueshme, një Dosje të kompletuar për aktivitetin atdhetarëve në perëndim e Kosovë. Geci me librat e tij dokumentar e shumë zhvillues për Kosovën e shqiptarët na tregon se si duhet Kosova e çliruar, se si duhet shteti që u derdh aq shumë gjak e viktima. Geci na jep mesazhin më të fuqishëm për të mos e harruar kurrë të kaluarën.

Ka një modesti të jashtëzakonshme, ka një kulturë tepër edukuese dhe i ngjanë njerëzve të mëdhenj që flasin pak e bëjnë punë shumë. Ka hiq më pak se 18 vepra të botuara që i janë dedikuar aktivitetit të shqiptarëve në perëndim-Gjermani, ka shumë artikuj ndoshta me mijëra që flasin për gjuhën shqipe dhe ekzistimin e saj edhe nëpër poezi, ka mijëra vargje dedikuar poezisë dhe krijimeve të shumta letrare. Ky është Rrustem Geci nga Rogana e Dardanës, një veprimtar e patriot i madh që jeton e vepron në Gjermani tani e 17 vite.

Kur e takon Rrustem Gecin dhe flet për jetën politike, kulturore e arsimore në Kosovë, nuk e ke të vështirë ta dallosh apo të mos bije në sy kultura e tij e shumë informuar mbi ngjarjet në Kosovë.

Të rrallë janë këta intelektual që dinë ta vlerësojnë Kosovën e pas luftës, vuajtjet e sfidat që ajo përjetoi. Rrustem Geci nuk e shanë Kosovën as shqiptarët edhe atëherë kur ai është i zemëruar dhe ndien nemeri për tëra zhvillimet. Rruga e tij është puna dhe qitja në dritë e shumë atdhetarëve kosovarë që u dergjën burgjeve në perëndim vetëm që Kosova sot të jetë e lirë.

Geci në një bisedë për rajonipress flet për shumëçka që atij i ka munguar me vite. Tregon hapur se asnjëherë dhe kurrë njëherë nuk hoqi dorë nga dashuria ndaj vendlindjes e atdheut.”Ta duash atdheun është virtyt, është ndjenjë që rrallëkush mund ta ndalojë. Kosovën e kam dashur edhe atëherë kur humbja të gjitha shpresat, edhe atëherë kur NATO bombardonte e Serbia shfaroste popullin tim. Unë kam kujtesën e mprehtë dhe kujtoj çdo detaj të atyre zhvillimeve” kujton Geci.

Geci duke parë këtë siklet shpirtëror të popullit të tij, familjeve shqiptare nuk qëndron duarkryq. Ai ka ditur ta sfidojë këtë situatë me krijimtari të bujshme, me libra cilësor dhe me dokumentar të shumtë që i dedikohen shqiptarëve dhe atyre që e krijuan këtë Kosovën tonë të lirë.

Njihet si poet i madh, krijues i pasionuar dhe inteligjent për të afruar lexuesit kujtesën për të cilën thotë se nuk guxojmë ta harrojmë.”Një popull që e harron të kaluarën ai nuk ka ardhmëri të sigurt. Asnjëherë dhe për asnjë çast nuk guxojmë t`i harrojmë ato vuajtje, trishtim, masakra, lot e gjak që u derdh për Kosovën”.

Uji Dea

Geci thotë se është përpjekur që të ofrojë para lexuesve gjerman, por edhe kosovar materiale që lidhen me Kosovën, me heroizmin e shqiptarëve dhe me luftën tonë të drejtë. “Unë nuk kam folur shumë për vetën, madje edhe tani po përpiqem që ta them përmes librave të mi. Megjithatë gjeneratat e reja kanë nevojë të njihen çdo ditë me trimërinë e popullit shqiptarë, me vlerat që kanë treguar sot e asaj dite gjenerata të tëra patriotësh që u dergjën burgjeve serbe” shprehet Geci.

Ndryshe Rrustem Geci po qëndron në Kosovë dhe pret së shpejti të promovojë librin e tij më të ri “Atdhetarët”. Geci ka punuar mbi 15 vite si gazetar në RTP për të shkuar pastaj në Gjermani ku edhe ka takuar shumë veprimtar e patriot. “Do të ishte mëkat sikur lexuesve kosovar mos t`i dhuroja këtë libër-udhërrëfim për veprimtarët shqiptarë që jetuan e vepruan në perëndim” shprehet Geci.

Geci thotë se të gjitha figurat e librit “Atdhetarët” janë njerëz që ndihmuan në bërjen e Kosovës shtet.”Këta njerëz nuk kursyen asgjë nga vetja e tyre për të ndihmuar frontin e luftës me bukë, barut, veshje dhe armë. Duken të panjohur(për shkak të modestisë), por kanë një biografi të pasur patriotike, dhe atdhetarie. Figurat e këtij libri qenë organizator dhe pjesëmarrës të demonstratave anembanë Evropës, prandaj jam krenar që mu dha rasti të bëj një libër mbi atë se çfarë bëmë ne në mërgim, ku qemë dhe si vepruam. Lufta e Kosovës ishte tepër e kuqe, dhe tepër me gjak, por liria dhe pavarësia e një populli nuk maten me sasinë e gjakut, por me fitoren e betejave” shprehet Geci.

E ky krijues i madh thotë se atdhetarizmi popullor dhe atdhetarizmi familjar qenë dy luftëtarët më të pamposhtur që Kosovën e bënë të çlirohet.

Geci ka dhënë një pasuri dhe vlerë për lexuesit shqiptarë duke ofruar para tyre këta libra:”Demonstratat e luleve”, “Antologjia personale”, “Jeta në letër”, “Mielli dhe uji”, “Lirikë”, “Dridhjet e barit”, “Atdheu”, “Këngë Ilirishte”, “Arbëreshët”, “Shqipëria”, “Trojeve të mia”, “Rogana”, “Heroika”, “Gacat e prushit”, “Atdhetarët”, “Pasha këtë tokë”,dhe “Kanuni poetik”.

Geci ka botuar para pak kohësh edhe librin me poezi e poema të titulluar “Heroika” që ka mbi 757 faqe, rreth 11 mijë vargje./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.