Uji Dea

Atdhe Nuhiu tërhiqet nga Kombëtarja e Kosovës

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Atdhe Nuhiu zyrtarisht është larguar nga Kombëtarja e Kosovës.

Ai përmes një postimi në profilin e tij në Instagram e dha lajmin, shkruan Gazeta Express.

Ai e cilësoi këtë si vendimin e tij më të vështirë si profesionist në futboll, por nuk dha arsyet që e sollën deri në marrjen e këtij vendimi.

FIDANISHTJA

Më poshtë deklarata e tij e plotë:

Të dashur adhurues të Kombëtares së Kosovës , të dashur bashkëkombas të mi ; Po u drejtohem sot , për t’ju njoftuar se sot kam marrë vendimin më të vështirë në karrierën time si profesionist në futboll . Kam vendosur të ndaj me ju lajmin e tërheqjes sime nga Kombëtarja e Republikës së Kosovës , një ekipi me të cilin kam kujtime të jashtëzakonshme dhe momente të paharrueshme, gjatë rrugëtimit 4 – vjeçar.

Më kujtohet takimi i parë me udhëheqësit e Kombëtares së Kosovës kur pranova me krenari të luaj për këtë kombëtare . Gjithmonë do të jem falënderues për kryesinë e Kombëtares , të gjithë bashkëlojtarët e mi , kryetarin Agim Ademin , nga i cili kishim mbështetjen maksimale edhe në kushtet më të vështira , ish – trajnerin Albert Bunjaku me të cilin bashkëpunova nga dita e parë në kombëtare dhe qëllimin e vetëm e kishim të punojmë në mënyrë sa më profesionale e të ndërtojmë një ekip apo një kombëtare që e ëndërruan shumë gjenerata para nesh . Sot Kombëtarja e Kosovës ka një super ekip dhe shpresë për lavdi e suksese në arenë ndërkombëtare , madje duke dëshmuar se mund të konkurojmë me kombëtare si Anglia , Spanja etj . Dua të falënderoj , të gjithë fansat e kombëtares , të cilët kurrë nuk na lanë vet , në çdo ndeshje , në çdo udhëtim dhe në çdo moment . Ju përqafoj të gjithëve dhe jeni në zemrën time përgjithmonë . Përjetësisht falënderues dhe me shumë dashuri , I juaji , Atdhe Nuhiu

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.