RCCOLA

Atdhe Nuhiu shënon në barazimin e Sheffieldit ndaj West Bromit

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Sulmuesi i Kosovës, Atdhe Nuhiu i ka ndihmuar skuadrës së tij Sheffield Wednesday ta fitojë një pikë në udhëtim ndaj West Bromit të shtunën në Championship, nivelin e dytë të futbollit anglez.

Në një përballje të vështirë në udhëtim për Sheffield, ylli i ekipit kombëtar të Kosovës shënoi golin hapës në këtë takim pas vetëm pesë minutave lojë, raporton Gazeta Express.

Nuhiu shënoi nga afërsia duke e mposhtur portierin e skuadrës vendase.

Uji Dea

Megjithatë, Sheffieldi nuk ia doli për pak ta ruajë epërsinë e krijuar nga kosovari, për ta arritur një fitore sensacionale ndaj West Bromit.

Jones shënoi në portën e vet në minutën e 95-të, duke ia mohuar Sheffieldit një fitore tejet të rëndësishme.

Sheffieldi ruan megjithatë pozitën e 16-të në renditje me 31 pikë, nëntë më shumë se vendi i 22-të, që dërgon në një nivel më të ulët të futbollit anglez. /Gazeta Express/