ARKATANA

Atdhe Nuhiu pyetet nëse e ka menduar mundësinë që të luaj për Kosovën

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Sulmuesi me prejardhje nga Presheva, i lindur në Prishtinë, Atdhe Nuhiu, i është gëzuar tej mase pranimit të Kosovës në UEFA dhe FIFA.

“Natyrisht, si çdo shqiptar, me shumë kënaqësi. Tash nuk është me rëndësi se kush do të luaj, por të shkojë Kosova përpara”, ka deklaruar Nuhiu për ‘lajmpress’ në pyetjen se si është ndjerë pas ndërkombëtarizimit të futbollit kosovar.

26 vjeçari që vesh fanellën e Sheffield Wendnesy në Championshipin anglez, ku këtë edicion ishin shumë afër inkuadrimit në Premierligë, është pyetur nëse e ka rishikuar mundësinë që t’i bashkohet Përfaqësueses së Kosovës.

Fundamenti

Ai thotë se do të shikon se si do të zhvillohen gjërat, teksa zbulon se edhe ka pasur kontakte me përzgjedhësin Albert Bunjaki.

“Do të shohim se si do të zhvillohen gjërat. Më herët kam pasur kontakte me trajnerin Albert Bunjaki. Kosova ka futbollistë shumë të mirë dhe nuk do ta ketë problem të krijojë një përfaqësuese cilësore”, ka thënë Nuhiu, që këtë edicion ka realizuar vetëm tre gola.

Nuhiu ka nënshtetësi austriake, dhe ka zhvilluar shtatë ndeshje për U21 të kësaj përfaqësuese, pa debutuar në përfaqësuesen A./Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.