UBT

Atdhe Nuhiu ka vazhduar kontratën me Altachin, pas pensionimit do të jetë trajner i këtij klubi

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Atdhe Nuhiu kishte kaluar te Altach nga APOEL Nicosia në verën e vitit 2021 dhe që atëherë ka pasur paraqitje shumë të mira që e kanë bindur klubin për të vazhduar kontratën e shtatlartit.

Në total, sulmuesi ka zhvilluar 80 ndeshje, ku ka shënuar 20 gola dhe ka dhënë 7 asistime në dy sezonet e fundit.

Nuhiu do të qëndrojë në SCR Altach deri në verën e vitit 2025 dhe më pas do të integrohet në stafin e trajnerëve.

Sulmuesi i ka nisur më parë procedurat për tu pajisur më licencat e trajnerit, që në kohën kur ishte në Angli dhe aktualisht ka licencën UEFA A.

Mobi Casa

Pas vazhdimit të kotnratës, ku së bashku me Nuhiun ishte edhe gruaja dhe djali i tij, ai ka thënë se aktualisht po mendon vetëm që të luajë, ndërsa falënderoi klubin që do t’ia mundësojë të jetë edhe trajner në të ardhmen.

“SCR Altach dhe fansat e tij më janë afruar shumë në zemrën time gjatë dy viteve e gjysmë të fundit, pavarësisht nga të gjitha uljet dhe ngritjet që kemi përjetuar së bashku”.

“E shoh si një vlerësim të madh që klubi po ma mundëson të filloj karrierën time si trajner pas karrierës sime aktive. Për mua, fokusi tani është tërësisht në rolin tim si lojtar, në të cilin dua të jap kontributin tim për të siguruar që ne të jemi të suksesshëm”, ka thënë Nuhiu. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.