Fundamenti

Atalanta në dilemë për blerjen e Berishës

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Etrit Berisha ka bërë një sezon shumë të mirë me Atalantën, ndërkohë që me mbylljen e sezonit do të duhet të gjejë sërish gjuhën e përbashkët me bardhekaltrit, së bashku me agjentin e tij. Lazio kërkon ta shesë për 7.5 milionë euro, shifër që vlerësohet si e lartë nga Atalanta, e në këtë pikë presidenti i Lazios, Lottito ka toleruar diçka në aspektin financiar, transmeton TCH.

Nga njëra anë paraqitjet fantastike brenda kuadratit, që po e çojnë Atalantën në kupat europiane, dhe nga ana tjetër çmimi i lartë që kërkon skuadra zotëruese e kartonit, që është pengesë serioze në negociata, ka vënë në dyshim drejtuesit e Atalantas.

Atalanta mund ta blejë përfundimisht portierin e kombëtares shqiptare të futbollit, që është huazuar në Bergamo, por pas një muaji përfundon akordin. Sipas marrëveshjes, ai duhet të rikthehet në kryeqytetin italian te skuadra e Lazios.

Etrit Berisha ka bërë një sezon shumë të mirë me Atalantën, ndërkohë që me mbylljen e sezonit do të duhet të gjejë sërish gjuhën e përbashkët me bardhekaltrit, së bashku me agjentin e tij. Lazio kërkon ta shesë për 7.5 milionë euro, shifër që vlerësohet si e lartë nga Atalanta, e në këtë pikë presidenti i Lazios, Lottito ka toleruar diçka në aspektin financiar, transmeton TCH.

FIDANISHTJA

Por Atalanta po mendon të mbajë përfundimisht Pierluigi Gollinin, të cilën e ka huazuar nga Aston Villa. 22-vjeçari, zor se do të kthehet në Angli dhe kjo mund të jetë një mundësi e mirë për portierin të luajë sezonin e ardhshëm.

Në fushë, Lazio dhe Atalanta luftojnë për Europën, por jashtë stadiumeve janë në tavolinën e tratativave në disa çështje. Romanët synojnë gjithashtu Petagna e Gomez, e për blerjen e tyre, në negociata mund të ofrohet edhe Berisha si shkëmbim.

(Kosova Sot)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.