Eko Higjiena

Atalanta kërkon të blejë Berishën

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Etrit Berisha mund të kalojë përfundimisht tek Atalanta në muajin Janar. Klubi nga Bergamo e mori portierin shqiptar në huazim nga Lazio, por sipas gazetës “La Repubblica” kontaktet kanë nisur prej disa javësh.

Berisha vlerësohet rreth 3,5 milionë euro, por gjithçka mund të arrihet edhe me një shkëmbim që vlen për të dy palët. Lazio është e interesuar për Alberto Paloschi, i cili u transferua nga Swansea tek Atalanta për 6 milionë euro këtë verë.

HW

Marrëveshja mund të arrihet mes dy klubeve, por duke shtuar edhe 2 milionë euro sipas gazetës italiane. Etrit Berisha po kalon një moment të mirë, pasi u kthye titullar te bergamaskët.

Atalanta renditet në vendin e gjashtë duke shpresuar te përfaqësimi në kupat e Europës edhe pse deri në fund të sezonit duhet kohë./express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.