GRANDEMALL

Ata që kanë mbajtur gjallë arsimin në këto vite janë heronj të gjallë të shtetit të Kosovës

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Nga Arben Mehmeti – Qeveria e Republikës së Kosovës duhet që pa u hamendur dhe duke e konsideruar si veprim patriotik dhe kombëtar të marrë vendimin në lidhje me njohjen e përvojës në Arsim për vitet 1989-1999.

Nuk është morale, njerëzore, patriotike kombëtare dhe shtetërore që të kontestohet kjo përvojë kur vetë shteti që tashmë është krijuar është ndërtuar mbi themelet e kësaj pune dhe përvoje dhe angazhimeve tjera kombëtare.

Andaj nuk duhet të luhet me ndjenjat e atyre që kanë rrezikuar gjithçka duke përfshirë edhe jetën vetëm për të lindë, zhvilluar dhe jetësuar aspiratat shekullore për shtet dhe të cilët kanë realizuar qëllimin finalë.

ARKATANA

Jo vetëm përvoja, por edhe beneficione shtesë duhet të ketë për këtë periudhë, për të gjithë ata që kanë mbajtur gjallë shtetin paralel të asaj kohe, e posaçërisht arsimi.

Ata që kanë mbajtur gjallë arsimin në këto vite janë heronj të gjallë të shtetit të Kosovës.
Dhe për këtë arsye obligimet shteti duhet patjetër t`i kryejë ndaj kësaj kategorie sepse është i pashmangshëm ky veprim dhe do ta bëjnë qeveritë në të ardhmen por se lutem që këto vendime të mos jenë të kohërave të fushatave elektorale./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.