Uji Dea

Ata mbeten në burg

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Poezi nga Avdush Canaj

Prangat ia hoqën babes
atë ditë të mirë.

Ata që ia lidhën
mbetën në burg.

Edhe magnolja e bukur
me fustan si timin.

FIDANISHTJA

I dhimbsësha shumë
atje kur shkoja me gjyshin.

Ia pata parë një herë
një lot

kur nuk më lan te grilat
babës t`ia puth dorën.

(1987)