ARKATANA

Astriti vdiq në duart e shtetit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Derisa Ministria e Drejtësisë po garanton transparencë në zbardhjen e vdekjes në burg të aktivistit të VV-së Astrit Deharit, zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosjes në një Konferencë të jashtëzakonshme që kanë mbajtur të dielën kanë thënë se vdekja e Astrit Deharit në burg është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e shtetit.

Kur të burgosurit tjerë kishin dalë në shëtitje të shtunën, Astrit Dehari iu kishte lutur oficerit të Shërbimit Korrektues që të qëndrojë tek dhoma e tij. Lutjen oficerit ia kishte bërë, me qëllim që të bënte pastrimin e dhomës. Por, kur të gjithë të burgosurit janë kthyer në dhomat e tyre, Astritin e kanë gjetur në tokë dhe në gjendje shumë të rëndë e me të vjella, nga ku pastaj është nisur për spital.

Eco Higjiena

Atje është konstatuar vdekja e të ndjerit. Këto të dhëna janë bërë të ditura nga një burim i gazetës “Zëri” në Burgun e Prizrenit, sipas të cilit është herët të flitet për shkakun e saktë të vdekjes së 26-vjeçarit. Enigma e kësaj vdekjeje, që është e dyta me radhë në familjen Dehari, pas vdekjes së Arbnor Deharit, vëllait të Astritit, pritet të zgjidhet përmes obduksionit që do të bëhet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.