RCCOLA

Astrit Haraqija sulmon Prokurorinë me akuza politike

/ 1 minutë lexim

Hidhet poshtë pretendimi i ish-ministrit për parashkrim të veprave penale. Trupi gjykues ka hedhur poshtë parashtresën e Astrit Haraqisë për nxjerrjen e vendimit për pushimin e procedurës penale me pretendimin se është parashkruar – shkruan Koha Ditor

Astrit Haraqija i ka treguar të hënën prokurorit Hivzi Bajraktari se qeveritë në Kosovë ndërrohen çdo katër vjet. I ka thënë se është bërë pjesë e ndjekjes së tij me motive politike, pak pasi avokati i tij ka kërkuar hedhjen poshtë të akuzës për shkak të parashkrimit relativ.

Hidromorava

“Prokuroria duhet ta dijë se qeveritë ndërrohen çdo katër vjet. Unë jam i pafajshëm, por i gatshëm për ballafaqim”, ka thënë Haraqija të hënën, në vazhdimin e procesit gjyqësor kundër tij, Valton Beqirit dhe producentëve Armond Morina dhe Nehat Fejza.

Haraqija ka propozuar për dëshmitarë Agim Çekun, Bajram Kosumin, Hajredin Kuçin dhe Lutfi Hazirin. Ai ka sulmuar Prokurorinë për “ndjekje politike”. Prokurori i është përgjigjur duke i thënë se gjykimi moral është më i rëndë se ai ligjor.