Uji Dea

Astrit Fazliu vazhdon me Dritën edhe për një stinorë

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Njëri ndër futbollistët më të mirë tek skuadra e Dritës, Astrit Fazliu, ka vazhduar kontratën edhe për një vit tek Drita.

Lajmi është bërë i ditur në faqen zyrtare të klubit të Dritës.

Mobi Casa

Për vazhdimin e kontratës më Dritën, Fazliu deklaroi se është shumë i kënaqur dhe nuk e ka menduar as 2 herë që ta vazhdoj kontratën.
“Tash më besoj që të gjithë e din se çfarë klubi është DRITA dhe as që kam menduar dy herë pë të vazhduar. Më ngelet peng që nuk arritëm ta mbrojmë titullin këtë vit, andaj nuk mund të iki pa rikthyer titullin tek një klub që është klubi më korrektë dhe më profesionist se të gjitha klubet ku kam luajtur. Faleminderit të gjithëve për besimin që kanë në mua, dhe do të mundohem që me punë dhe angazhim ta shpërblej klubin me trofe në fund të vitit”, tha Fazliu.