United Hospital

Aston Villa po e fiton betejën me Leipzig për Milot Rashicën

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Milot Rashica gjithnjë është më afër Aston Villës se sa Leipzigut sipas mediave në Gjermani dhe në Angli

RB Leipzig raportohet se janë në luftë me Aston Villan për të marrë shërbimet e Milot Rashicës këtë afat kalimtar.

RB Leipzig ka shprehur interesim moti për kosovarin por negociatat më të po zgjasin më shumë se është pritur.

Në këtë rast ka reaguar Aston Villa me trajnerin Dean Smith që e sheh sulmuesin si opsion të mirë për sezonin e ri.

Hidromorava

Villa është duke e përcjell Rashicën që disa muaj, që nga afati kalimtar i janarit të këtij viti.

Është thënë që Villa i plotëson kushtet financiare për Rashicën, por transferi është vonuar për shkak se lojtari preferon Leipzigun pasi që luan në Ligën e Kampionëve sezonin e ri.

Bild ka raportuar që negociatat në mes të dy klubeve nga Bundesliga kanë ngecur pasi që Bremen kërkon 25 milionë euro për shërbimet e tij, shumë të cilën Leipzig nuk dëshiron ta paguajë.

Leipzig i kanë këto para për shkak se sivjet ata do të marrin para tjera nga UEFA pasi që arritën në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, por mendojnë se shuma e kërkuar është shumë e madhe për Rashicën. /GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.