Fundamenti

Assesi mos pini kafe në mëngjes, rrezikoni këtë

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Zgjimi herët në mëngjes ka përfitime të shumta shëndetësore. Ai ju mundëson të shkoni në shtrat më herët në mbrëmje dhe të jeni në përputhje me ritmin biologjik. Ai gjithashtu ju jep më shumë kohë në dispozicion të cilën mund ta përdorni për të ushtruar, për t’i kryer obligimet e mbetura apo për t’u relaksuar.

Megjithatë, ekziston një shprehi e cila mund ta prishë këtë ekuilibër të mëngjesit, dhe kjo shprehi është pirja e kafes në mëngjes, apo posa të zgjoheni. Sipas rezultateve të hulumtimit të publikuar në “Journal of Clinical Endocrinology and Metabolism”, trupi në mëngjes stimulon prodhimin e kortizolit, një hormon stresi i cili është përgjegjës për zgjimin.

Nëse njëkohësisht në organizmin tuaj do të futni kafeinë, trupi juaj do të fillojë të prodhojë më shumë kortizol, gjë që mund të shkaktojë sasi të tepërt të stresit që në fillim të ditës.

UBT

Sipas ekspertëve, nuk ka nevojë të pini kafe në kohën kur trupi zgjohet vetë në një mënyrë krejtësisht të natyrshme. Pas një kohe mund të zhvilloni tolerancë për të njëjtën sasi të kafes. Me fjalë të tjera, një filxhan kafe pas një kohe mund t’ju duket shumë pak.

Në qoftë se zgjoheni rreth orës 8 të mëngjesit, niveli i kortizolit do të fillojë të bjerë në mes të orës 9 dhe 11. Atëherë është koha ideale për ta pirë një filxhan kafe. Prandaj, në qoftë se dëshironi ta optimizoni pirjen e kafesë, mos e pini atë sapo të zgjoheni. Mëngjesin fillojeni me një zgjatje të lehtë dhe frymëmarrje të thellë. Në qoftë se ju pihet diçka e ngrohtë dhe freskuese, pini një gotë me ujë të ngrohtë me mjaltë dhe limon.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.