ARKATANA

Aspirata e Kosovës për Partneritetin për Paqe, NATO: Ne vendimet i marrim me konsensus

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Lufta e paprecedentë që Rusia kishte nisur në Ukrainë në fillim të këtij viti kishte rritur frikën në shumë shtete, përfshirë edhe Kosovën si pjesë e një rajoni fragjil si Ballkani Perëndimor. Kjo kishte bërë që të kërkohej me çdo kusht nisja e hapave për futjen nën ombrellën e sigurisë së NATO-së.

Besnik Velija

Për këtë çështje kanë folur në vazhdimësi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe shefja e shtetit, Vjosa Osmani. Të dy kishin përmendur aspiratën e Kosovës që fillimisht të bëheshin pjesë e Partneritetit për Paqe të NATO-së, anëtarësim ky që më pas do t’ia hapte rrugën Kosovës për t’u bërë pjesë e Aleancës Veri Atlantike.

Këtë aspiratë të Kosovës presidentja Vjosa Osmani e ka përsëritur edhe në takimin e fundit që ka pasur me Sekretarin e NATO-së, Jens Stoltenberg, në New York me 22 shtator.

“Presidentja Osmani ka theksuar se këtij hapi duhet t`i paraprijë përfshirja e Kosovës në Partneritetin për Paqe. Në këtë kontekst, e përmendi faktin se Forca e Sigurisë së Kosovës, e cila po zhvillohet në përputhje me standardet e NATO-s, do t’ia mundësojë Kosovës një rol aktiv në kuadër të sigurisë rajonale dhe globale”, thuhej në komunikatën e lëshuar nga Presidenca e Kosovës.

Megjithatë nga NATO e bëjnë të qartë që të gjitha vendimet përfshirë edhe anëtarësimin në Partneritetin për Paqe merren me konsensus, që nënkupton se për anëtarësim Kosova duhet ta ketë edhe përkrahjen e katër shteteve që janë anëtare të NATO-s por që s’e njohin pavarësinë.

HW

“Të gjitha vendimet në NATO, përfshirë anëtarësimin apo Partneritetin për Paqe, merren nga Aleanca Veri Atlantike me konsensus”, ka thënë një zyrtar i NATO-s për Gazetën Express.

Por ky zyrtar i NATO-së ka theksuar se në Samitin e Brukselit të vitit 2021, vendet anëtare të NATO-s e kanë përsëritur përkushtimin për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor dhe mbështetjen për aspiratat euro-atlantike të rajonit.

Nga NATO kanë theksuar tutje se vazhdojnë angazhimin në Kosovë përmes Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës në kryerjen e aktiviteteve dhe ngritjen e kapaciteteve të organizatave të sigurisë së Kosovës.

“Angazhimi i NATO-s në Kosovë nuk ka ndryshuar. Ne mbetemi fuqishëm të përkushtuar përmes misionit tonë të KFOR-it, i cili kontribuon për një mjedis të sigurt dhe të sigurt dhe për një stabilitet më të gjerë në Ballkanin Perëndimor. Përmes Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s, ne gjithashtu vazhdojmë të kryejmë aktivitetet tona për ngritjen e kapaciteteve në mbështetje të organizatave të sigurisë së Kosovës, brenda mandatit të tyre fillestar. Çdo ndryshim në qëndrimin e forcave tona në KFOR mbetet i bazuar në kushte dhe jo i drejtuar nga kalendarët”, thuhet në përgjigjen e këtij zyrtari të NATO-s.

Shtetet anëtare të NATO-së që vazhdojnë të mos e njohin pavarësinë e Kosovës janë Spanja, Greqia, Rumania dhe Sllovakia./GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.