Eko Higjiena

Asociacionin e pret dështimi

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Marrëveshja famëkeqe vlerësohet antishtetërore.Gjykata Kushtetuese, pa kredibilitet për interpretim të drejtë të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Analistët dhe ekspertët kosovarë vlerësojnë se Gjykata Kushtetuese ka probleme në përfaqësim dhe ekspertizë për të dhënë një vendim të besueshëm, ndërsa politikisht Qeveria është e detyruar ta tërheqë nënshkrimin, sepse presioni me të drejtë është duke u shtuar

Pas dërgimit për interpretim në Gjykatën Kushtetuese nga presidentja e vendit, marrëveshja për asociacionin e komunave me shumicë serbe është pezulluar deri në muajin janar.

ARKATANA

Sidoqoftë, zyrtarët e kësaj gjykate nuk kanë dhënë ndonjë përgjigje të qartë, në interesimin e gazetës, se kur do të merret vendimi përfundimtar dhe i plotë i interpretimit të marrëveshjes sipas kërkesës së presidentes. “Kërkesa e parashtruar nga presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, është ende duke u shqyrtuar. Vendimi do të merret në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, Ligjin për Gjykatën Kushtetuese, si dhe Rregulloren e punës së Gjykatës. Sapo të merret vendimi, për këtë do të njoftohen me kohë të gjitha palët e përfshira në rast dhe i njëjti do të publikohet edhe në ueb-faqen e Gjykatës”, thuhet në përgjigjen që gazeta e mori nga Zyra për informim e kësaj gjykate.

Nga ana tjetër, përfaqësuesit e opozitës dhe ekspertët e kësaj fushe janë në mëdyshje nëse Kushtetuesja në këtë përbërje dhe me përvojën jo shumë kredibile vendimmarrëse në të kaluarën ka kapacitete të mjaftueshme profesionale për interpretimin adekuat të marrëveshjes për Asociacionin e komunave me shumicë serbe./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.