ARKATANA

Asociacioni temë diskutimi në takimin ndërmjet Thaçit dhe Vuçiqit?

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Më 23 mars do të vazhdojë dialogu i nivelit të lartë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Presidenti Thaçi dhe homologu i tij serb, Aleksandar Vuçiq do të vazhdojnë me diskutime gjatë javës së ardhshme.

Kjo u bë e ditur gjatë natës së mbrëmshme në një komunikatë zyrtare nga Bashkimi Evropian.

Njoftimi tregonte se temat kryesore do të jenë të lidhura me zbatimin e marrëveshjeve që janë arritur deri më tani, transmeton Lajmi.net

“Ata do të vazhdojnë të diskutojnë për normalizimin e plotë të raporteve, dhe do të vlerësojnë punën e vazhdueshme në zbatimin e marrëveshjeve ekzistuese”, u tha në komunikatën e lëshuar nga zyra e Mogherinit.

Si temë kryesore e diskutimit, jozyrtarisht thuhet se do të jetë ajo për formimin e bashkësisë së komunave me shumicë serbe.

Një gjë e tillë ende nuk është konfirmuar por që serbët po e kërkojnë çdo ditë e më shumë, pasi është marrëveshje e arritur në Bruksel.

Fundamenti

Lajmi.net ka tentuar të kontaktojë me këshilltarët e presidentit Thaçi që të kuptojë më shumë detjaje për temat e mundshme të diskutimit, por asnjëri nuk e ka hapur telefonin.

Formimin e Asociacionit e ka kërkuar sot në një konferencë për media edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

Ai madje Kosovën e ka cilësuar si “e përkdhelura e ndërkombëtarëve”.

“Nuk pres asgjë pasi ne nuk kemi ç’të bëjmë të re përveç se të presim krijimin e asociacionit të komunave serbe në veri të Kosovës. Unë do të bisedoj dhe do të kujdesem për kompromis, jo të mbroj mitet por të ardhmen tonë”, deklaroi shefi i shtetit serb.

Deri më tani qeveria e Kosovës nuk ka ndërmarrë ndonjë veprim konkret për formimin e Asociacionit.

Kjo temë do të diskutohet edhe në vazhdimin e dialogut në nivelin teknik, që do të vazhdojë nga 19 deri më 21 mars.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.