Eko Higjiena

Asociacioni, takim urgjent mes liderëve të Luginës

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Arritja e marrëveshjes për themelimin e Asociacionit të komunave serbe në Kosovës ka bërë që liderët politik të Luginës së Preshevës, të mërkurën, të takohen urgjentisht për të ndërmarrë hapat e mëtutjeshme rreth situatës së krijuar.

Me ftesë të kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH) Jonuz Musliu, sot në një takim rreth dy orësh, duke filluar në orën 19:30, krerët politik kanë shqyrtuar situatën dhe kërkesat që duhet të parashtrojnë shqiptarët e këtushëm, ndonëse ato nuk janë të reja për opinionin.

Edhe pse pjesëmarrësit në takim zyrtarisht nuk u prononcuan për media, portali informativ Titulli.com ka arrit të mësojë se temë bisedimi ishte marrëveshja e nënshkruar në Bruksel mes delegacionit të Prishtinës dhe Beogradit për themelimin e Asociacionit të komunave serbe.

Kërkesë e liderëve ishte reciprociteti, që edhe shqiptarët e Luginës së Preshevës të fitojnë po ato të drejta që kanë serbët në Kosovë.

Uji Dea

Jonuz Musliu-kryetar i KKSH-së dhe LPD-së, Riza Halimi-deputet dhe kryetar i PVD-së, Ragmi Mustafa-kryetari i Komunës së Preshevës dhe PDSH-së, Nagip Arifi-kryetar i Komunës së Bujanocit dhe PD-së si dhe Skender Destani kryetar i BDL-së, kërkuan njëzëri avancimin e statusit të shqiptarëve që jetojnë në Luginë të Preshevës, respektivisht në tërë Serbinë.

Sipas burimit tonë, në këtë takim të mbajtur në Bujanoc, është marrë vendim që të gjitha subjektet politike shqiptare që veprojnë në këtë rajon, brenda kësaj jave të shqyrtojnë situatën e krijuar, ndërsa deri të dielën do të mbahet edhe një takim tjetër mes spektrit politik shqiptar.

Si rezultat i këtyre konsultimeve brenda faktorit shqiptar do të jetë mbajtja e një seance të Kuvendit të këshilltarëve të tre komunave, Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, në të cilin do të vendoset për hapat e mëtutjeshme që duhet ndjekur shqiptarët e Luginës./Titulli.com/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.