UBT

Asociacioni përçan Qeverinë dhe ekipin menaxhues

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Ekipi menaxhues ka bërë të ditur se është duke e përgatitur draftin e statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe sipas Marrëveshjes së Brukselit dhe se do të prezantohet para Bashkimit Evropian. Ndërsa Qeveria e Kosovës ka dhënë kritika për raportin e punës së këtij ekipi, duke thënë se statuti do të vlerësohet nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Ekipi menaxhues për draftimin e statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe ka bërë të ditur se është duke e përgatitur këtë dokument duke u bazuar në Marrëveshjen e Brukselit dhe se i njëjti do të prezantohet në kryeqendrën evropiane.

Ndërkohë, zyrtarë të Qeverisë së Kosovës kanë dhënë kritika për përmbajtjen e raportit të punës së ekipi menaxhues, duke thënë se është antikushtetues.

UBT

Ata madje kanë thënë se fjalën përfundimtare për statutin e Asociacionit do ta ketë Gjykata Kushtetuese e Kosovës, shkruan më tutje “Zëri”.

Ekipi menaxhues përmes një njoftimi për medie ka thënë se puna e ekipit bazohet në rezultatet e dialogut të Brukselit dhe në Kartën Evropiane të Vetëqeverisjes Lokale.

“Në punën e mëparshme ne kemi pasur diskutime me një numër të grupeve profesionale të ekspertëve, me përfaqësues të pushtetit lokal, si dhe me ministritë përkatëse dhe si një organ profesional me një mandat dhe kompetenca të përcaktuara në mënyrë të qartë ne besojmë që çdo përpjekje për politizimin e aktivitetet tona është kundërproduktive dhe dëmton procesin e dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës”, thuhet në fund të komunikatës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.