Eko Higjiena

Asociacioni për njohjen de-facto, Hill: Po flasim për elemente që ne besojmë se Kosova e Serbia janë pajtuar

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ambasadori i SHBA në Beograd, Christopher Hill, ka thënë sot se propozimi për normalizimin e raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë ka kohë qe është në tavolinë dhe se të dy shtetet duhet të arrijnë një marrëveshje sa më shpejt të jetë e mundur, shkruan RTV, transmeton Express.

“Shumë gjëra po ndodhin në botë, dhe mendoj se sa i përket dialogut, marrëveshja duhet të jetë siç tha Lajcak- sa më shpejt të jetë e mundur. Ne e dimë që elementet e marrëveshjes janë në tavolinë prej kohe. Ato kanë të bëjnë me Asociacionin, ato kanë të bëjnë me një shkallë të gjerë të ndërkombëtarizimit që Kosova po e kërkon’, ka thënë Hill.

Sipas deklaratave të Hill, gjithçka është e qartë meqë elementet e marrëveshjes janë diskutuar për një kohë të gjatë.

“Ato janë theksuar sidomos gjatë takimeve në Ohër. Është vërtetë koha për të lëvizur shpejtë dhe ecur para”, ka thënë Hill para gazetarëve i pyetur nëse BE dhe SHBA kanë vendosur një afat kohor për marrëveshje.

FIDANISHTJA

Ambasadori Hill s’ka dashur të komentoj deklarimet e Von Der Leyen, që Kosova duhet ta themelojë Asociacionin dhe Beogradi duhet të njohë de-facto Kosovën.

“Unë mund të them se nga pikëpamja ime, ne jemi duke folur për elemente specifike që janë në tavolinë dhe që ne besojmë se janë pajtuar të dy palët. Elementi më i madh dhe më i rëndësishëm për Serbisë, sigurisht, është formimi i Asociacionit. Ka elemente të tjera që lidhen me dëshirën e Kosovës për ndërkombëtarizim më të madh”, ka thënë tutje ambasadori amerikan, shkruan Express.

Siç tha ai, të gjitha këto elemente duhet të përcaktohen me njëfarë saktësie, në mënyrë që të mos ketë keqkuptime gjatë kalimit në fazën e zbatimit./GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.