Mobi Casa

Asociacioni pengesë për rrugëtimin evropian të Kosovës, propozimi i Azem Vllasit si duhet proceduar me ASK-në

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe vazhdon të jetë kërkesë e faktorit ndërkombëtar.

Madje, mosdërgimi i draftit të saj në Gjykatën Kushtetuese u bë shkas që Kosova të mos anëtarësohet në KiE.

Por, si duhet proceduar me këtë çështje, tani e tutje, sipas njohësit të çështjeve politike, Azem Vllasi?

Avokati i njohur në një prononcim për IndeksOnline ka thënë se puna e Asociacionit që prej vitit 2013, secila qeveri e Kosovës, pa nevojë e mban si gur mulliri rreth qafe, sepse, sipas avoaktit, puna është nis mbrapsht.

FIDANISHTJA

“E drejta e asocimit mbi çfardo baza të interesit specifik është e drejtë kushtetuse. Por, çfardo asociacioni duhët të jetë përbrenda sistemit kushtetus e ligjor të shtetit. Qeveritë nuk formojnë asociacione as organizta joqeveritare. Një Asociacion të komunave që e kemi nuk e ka formuar Qeveria. Pra, për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe duhet të angazhohet një Këshill themelues i përbërë ndoshta nga 15 anëtarë nga këto 10 komuna, 10 serbë e 5 shqiptare. Ndihmë t’ju ofroi Qeveria ndoshta nga Nenad Rashiqi dhe 3-4 ekspert juridik dhe dikush nga shoqëria civil. Ky Këshill ta hartoi Vendimin mbi themelimin dhe Draftstatutin e Asociacionit i cili do t’i dergohet Gjykates Kushtetute për vlerësim. Pastja të thirret Kuvendi themelues i Asociacionit ku do të aprovohet Statuti dhe të zgjidhen organet”, ka thënë Vllasi.

Më tutje, ai ka thënë se nga Brukseli dhe Ëashingtoni po insistojnë që ky asociacion të formohet përbrenda sistemit kushtetues e ligjor të Kosovës.

“Operacionalizimi u takon përfaqsuesëve të këtyre komunave me ndihmen e Qeverisë. Në këtë çështje Serbia nuk ka asnjë kompetencë. Bëhet fjalë për komuna të Kosoves dhe Serbët qytetarë të Kosoves. Le të meren përvojat e Asociacionit egzistues të komunave. Kuptohet, Asociacioni i komunave me shumicë serbe do të angazhohet për realizimin më të plotë të disa interesave specifike të komunitetit serb në arsim, kulturë e tjera. Nuk mund të jet nivel i posaçëm i pushtetit çka nuk lejon as Kushtetuta”, ka shtuar Vllasi.

Krejt në fund, ai ka thënë se është dëm i madh që kjo çështje u bë shkas që Kosova mos të bëhet antare e KE e krejt me gabimet e pushtetit tonë./IndeksOnline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.