Uji Dea

Asociacioni në pajtim me Kushtetutën

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Asociacioni i Komunave me shumicë serbe është në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Kështu e ka kuptuar interpretimin ligjor të Gjykatës për Asociacionin i pari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie.

Ambasadori Delawie sqaron se Gjykata i ka dhënë Qeverisë udhëzime specifike se si mund të hartohet statuti i Asociacionit, në mënyrë që i njëjti të jetë në përputhje me Kushtetutën.

“Po dëgjoj se njerëzit po thonë që Gjykata ka thënë se kjo ide nuk është në përputhje me Kushtetutën. Por mendoj se nëse e lexoni me vëmendje e shihni se Gjykata thotë se: (a) një organ i tillë mund të krijohet, dhe (b) kjo është mënyra se si e krijoni në mënyrë që të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës”.

Mobi Casa

Këto komente ambasadori amerikan i ka bërë gjatë një interviste ekskluzive për gazetën “Zëri”, e cila do të botohet në dy vazhdime, ku mes tjerash ka folur edhe për mbajtjen e zgjedhjeve të ardhshme në vend, të cilat, sipas tij, janë të parapara për vitin 2018.

Gjatë kësaj interviste ai ka folur edhe për arrestimin e deputetëve të opozitës dhe këmbëngul se çdo zyrtar shtetëror, që ka aktakuzë për korrupsion, duhet të largohet nga pozita, të paktën derisa të përfundojë procesi gjyqësor. Në vazhdimin e dytë të intervistës, e cila do të botohet pas numrit festiv të Vitit të Ri, ambasadori amerikan flet edhe për Gjykatën Speciale dhe kush mund të jenë të arrestuarit nga kjo e fundit, për dialogun me Serbinë dhe për numrin e madh të kosovarëve që i janë bashkangjitur ISIS-it./zeri/