ARKATANA

Asociacioni në marrëveshjen që duhet të arrihet brenda javësh, SHBA-ja s’do që të preket Kushtetuta, BE-ja s’flet

/ 5 minuta lexim
FIDANISHTJA

SHBA-ja pret dhe beson që kryeministri Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani do ta zbatojnë shumë shpejt marrëveshjen për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Për SHBA-në, Asociacioni nuk duhet të bie ndesh me Kushtetutën e Kosovës. Për BE-në nuk dihet. Ish-Përfaqësuesja së Lartë e Bashkimit Europian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini një herë kishte dhënë garanci se Asociacioni s’do të ketë kompetenca ekzekutive.

Asociacioni i komunave me shumicë serbe planifikohet të jetë pjesë e rëndësishme e marrëveshjes që Kosovës dhe Serbisë po iu kërkohet ta nënshkruajnë brenda javësh. Emisari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar, i cili të mërkurën ishte në Kosovë, tha se me presidenten Vjosa Osmani kanë folur për mënyrat e ndryshme se si mund të formohet ky asociacion.

Për Escobarin është e qartë se Asociacioni duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, ligjet dhe të mos ndikojë në funksionalitetin e shtetit.

“Mendoj se do të jetë një element i rëndësishëm. Është një zotim që tashmë ekziston. Mendoj se është zotim i rëndësishëm dhe që duhet të përmbushet. Në mëngjes fola me Presidenten për mënyrat e ndryshme se si Kosova mund ta krijojë Asciacionin që të jetë situatë ‘ëin-ëin’, sikurse për komunitetin në veri, ashtu edhe për vetë Kosovën”, tha Escobar të mërkurën në Kanal 10.

Gjëja më e rëndësishme, sipas tij, është që Asociacioni “duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, duhet t’u përmbahet ligjeve të Kosovës dhe nuk duhet të ndikojë në funksionalitetin e Kosovës”.

Escobar nënvizoi se “ka shumë, shumë opsione dhe modele europiane që mund t’i shohim bashkë, që do ta bënin këtë një mundësi reale”. Por, theksoi se SHBA-ja dëshiron ta shohë duke u zbatuar marrëveshjen për Asociacionin dhe ai beson se kryeministri Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani do ta bëjnë këtë.

Shtetet e Bashkuara e mbështesin propozimin e Gjermanisë dhe Francës për marrëveshjen që mund të nënshkruhet shpejt, por nuk dihet nëse BE-ja e ka të njëjtin qëndrim që Asociacioni të jetë vetëm në përputhje me Kushtetutën e vendit.

Deri në publikimin e këtij artikulli, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano nuk i është përgjigjur pyetjeve të Gazetës Express në lidhje me këtë çështje.

Uji Dea

Prej atëherë shumë gjëra kanë lëvizur, por Stano në dhjetor të vitit të kaluar i kishte thënë Expressit se nuk i takon BE-së të vendosë se çfarë kompetenca mund t’i jepen ose jo Asociacionit të komunave me shumicë serbe. “Për këtë do të dakordohen bashkërisht Prishtina dhe Beogradi në kuadër të diskutimeve të tyre për këtë temë”, thoshte ai.

Albin Kurti e kishte shpallur të vdekur Asociacionin, formimin e të cilit e kundërshtoi nga protestat në opozitë e deri në Bruksel si kryeministër. Për Asociacionin, më 7 dhjetor 2021, Kurti i kishte shprehur hapur mospajtimet e tij me Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Europian, Josep Borrell në një konferencë të përbashkët për media pas takimit që e kishin pasur. Kryeministri thoshte se Asociacioni i shkon për shtati vetëm Beogradit dhe se ajo është marrëveshje e shpallur jokushtetuese nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës.

Statuti i Asociacionit, sipas BE-së, do të negociohej nga palët, ndërsa në Bruksel nuk e përjashtojnë mundësinë e plotësimit apo ndryshimit të ndonjë norme të Kushtetutës për ta arritur qëllimin. Ky qëndrim nuk dihet nëse ka ndryshuar.

“Kosova ka marrë një zotim ndërkombëtar, përmes Marrëveshjes së Brukselit (të ratifikuar me 2/3 në Kuvendin e Kosovës) për ta krijuar një asociacion/bashkësi të komunave serbe. I takon Beogradit dhe Prishtinës që të negociojnë statutin e saj, me lehtësimin e BE-së. Nëse amendamentet kushtetuese dhe legjislative janë të nevojshme për ta krijuar asociacionin/bashkësinë, varet nga ajo për çfarë palët janë në gjendje të merren vesh”, kishte thënë zëdhënësi i BE-së, Stano.

Federica Mogherini, sa kishte qenë në krye të diplomacisë së Europës, e kishte nënshkruar një letër më 24 gusht të vitit 2015, ku zotohej se Asociacioni – parimet e përgjithshme të të cilit do të nënshkruheshin të nesërmen nga Kosova dhe Serbia – nuk do të kishte kompetenca ekzekutive.

Kjo garanci atëherë, përmbushte ‘kushtin’ vendimtar të ish-kryeministrit Isa Mustafa për ta nënshkruar dokumentin e parimeve të Asociacionit më 25 gusht 2015.

“Në konekstin e diskutimit tonë për themelimin e Asociacionit/Bashkësisë së Komunave me Shumicë Serbe, dua të konfirmoj se është kuptim i BE-së, se Asociacioni/Bashkësia – në harmoni me Marrëveshjen e Parë dhe ligjet e Kosovës – nuk do të konstituohet si nivel i tretë i qeverisjes dhe nuk do ketë fuqi ekzekutive”, thuhet në letrën e nënshkruar atëherë nga Mogherini.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, thoshte në dhjetor të vitit të kaluar se “asociacioni/bashkësia do të jetë një element i rëndësishëm i marrëveshjes gjithëpërfshirëse”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.