Asociacioni minim i shtetit të Kosovës

/ 2 minuta lexim

Nga Sami Arifi – Zgjedhja e asociacionit me vetmenaxhim për pakicën serbe me 3,83% në Kosovë nënkupton lejimin e ndërhyrjes së Serbisë përmes pakicës serbe, njëherit nënkupton detyrim të ndryshimit të Kushtetutës së RK-së, derisa Serbisë nuk i bëhet presion nga askush për ta ndryshuar kushtetutën e saj që ende mban Kosovën si pjesë përbërëse të shtetit të saj….

Eco Higjiena
  • Presioni i lëshuar nga ndërkombëtarët pas rrëshirjes së qeverive tona në vitin 2013 dhe 2015 me nënshkrimin për „asociacionin e komunave serbe“ përmes dialogut me Serbinë me ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve, presioni tashmë është mbi RK-së që si rezultat, nëse nuk ndalohet ky devijim i këtij procesi, do të sjellë minimin e shtetit tonë…. -Serbisë, edhe se Kosova është e njohur ndërkombëtarisht me mbi 100 e ca shtete, fare nuk i bëhet presion nga askush që nga kushtetuta e saj ta heq Kosovën si pjesë përbërëse e shtetit të saj… Serbia po miklimohet ende nga ndërkombëtarët edhe pse i bëri katër luftëra kriminale në republikat e ish-federatës jugosllave….
  • Sot më shumë se kurrë Fuqitë e Mëdha po shikojnë interesat e tyre strategjike, prandaj shqiptarë bëhuni të bashkuar në një fjalë se Shqipëria dhe Kosova janë interes i Fuqive të Mëdha, prandaj, në saje të këtij interesi me një vigjilencë të mirëfilltë shqiptarët si popull duke qenë vendi i ynë strategjik mund t‘i realizojmë interesat tona kombëtare…