UBT

“Asociacioni kyç…edhe Kosova në organizata ndërkombëtare”, Hill kërkon mbështetje të procesit të dialogut

/ 4 minuta lexim
Eco Higjiena

Asociacioni i Komunave të populluara me shumicë serbe në Kosovë “është element i kyç që duhet realizuar”, ka thënë ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill duke folur në një intervistë për median serbe “Kurir.rs”, për çka shtoi se “Shtetet e Bashkuara e kan bërë këtë të qartë muaj më parë”.

Por, në linjë me Asociacionin si “element kyç që duhet realizuar” Hill shtoi se njëkohësisht edhe Kosova “është e pakënaqur” që s’ka marrë pjesën e saj të ujdisë nga Serbia, që është mospengimi nga Begoradi në integrimet euro-atlantike dhe organizata ndërekombëtare. Në dritë të kësaj, tha ai, “duhet të merremi me këtë”.

“Në diplomaci më e rëndësishmja është se ekziston një mekanizëm për zgjidhjen e çështjeve të tilla dhe mendoj se ambasadori Lajçak është personi i duhur në kohën e duhur për këtë. Më pas është e nevojshme të kaloni nëpër të gjitha pyetjet dhe të shihni se çfarë mund të bëhet. Unë mendoj se Shtetet e Bashkuara e kanë bërë të qartë muaj më parë se Asociacioni i Komunave Serbe është një element kyç që duhet të zbatohet. Në të njëjtën kohë, Kosova është gjithashtu e pakënaqur që qasja e saj në disa organizata ndërkombëtare është e bllokuar dhe ne duhet të merremi edhe me këtë”, ka thënë Hill.

Ambasadori amerikan duke folur për procesin e normalizimit të marrëdhënieve në dritën e Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit të Ohrit u shpreh se tash është koha “për të mbështetur atë që është arritur nën lehtësimin e BE-së”.

Hill ka qenë një nga më të zëshmit ndër amerikanët viteve të fundit në kërkimin e themelimit të Asociacionit për çka edhe shprehej para gazetarlve se “mund t’ju garantoj që nuk do të dorëzohemi deri sa të arrihet (themelimi) i Asociacionit”.

“Ato komunitete (të serbëve) në Kosovë duhet ta dinë se çfarë e ardhme i pret sepse nuk janë formuar dje, kanë vite në Kosovë. Me të vërtetë dëshiroj t’ju siguroj se ne e marrim shumë seriozisht këtë angazhim”, shtonte ai para gazetarëve vitin e kaluar.

Uji Dea

Ku ka mbetur çështja e Asociacionit?

Një draft-Statut i Asociacionit i është dorëzuar zyrtarisht Qeverisë së Albin Kurtit, të cilët madje kanë kërkuar ta nënshkruajë (me Serbinë) ashtu siç është – me Rezolutë 12/44 në Preambulë dhe me gjykatë të Arbitrazhit; gjë që është interpretuar gjerësisht të jetë – më së paku – një ndarje e brendshme etno-territoriale, që e rrotllon fundamentalisht karakterin unitar të shtetit; si dhe që shkon përtej rendit kushtetues duke e pasur arbitrazhin ndërkombëtar për çështje të interpretimit të vendimeve të Asociacionit.

Partië opozitare politike e kanë kundërshtuar në themel këtë draft; ku LDK e ka quajtur “autonomi politike në evoluim” dhe me potencial “federalizimi”; PDK e ka quajtur “autonomi të plotë politike dhe territoriale” e madje edhe “super-Zajednicë”; ndërkaq AAK ka mbajtur një qëndrim më ambig.

Javë më parë ishte Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherit edhe i dyti për nga pesha politike në Lëvizjen Vetëvendosje, Glauk Konjufca, i cili e mhoi kategorikisht mundësinë e pranimit – e lëre më të zbatimit – të draftit të Asociacionit që ka sjellur pesëshja euroamerikane në tetor të 2023’ës.

“Kosova nuk e ka absolutisht asnjë obligim ndaj atij drafti të BE-së”, ka thënë Konjufca gjatë një intervistë në Rubikon; teksa hodhi posht në tërësi idenë e këtij draft-Statuti, por edhe të vetë Asociacionit si gjë që “nuk bëhet hiç”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.