UBT

Asociacioni, kompromisi për ushtrinë dhe Demarkacionin

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ushtria e Kosovës do të bëhet në një “marrëveshje-pako” me serbët dhe ndryshimet e nevojshme kushtetuese, thonë analistët kosovarë. Sipas tyre, kjo do të ndodhë pas zgjedhjeve në Serbi. Si shpërblim serbët do ta përfitojnë Asociacionin, por edhe do ta votojnë Demarkacionin.

Qeveria e Kosovës nuk do ta procedojë në Kuvend Projektligjin për Ndërrimin e Mandatit të FSK-së deri pas zgjedhjeve në Serbi më 2 prill. E atëherë çështja e saj do të rihapet, ku sipas analistëve politikë pritet edhe të arrihet një marrëveshje-pako për ushtrinë, për Asociacionin dhe për rikthimin e Listës Serbe në Kuvend për ta votuar Demarkacionin. Një ide të tillë e ka kundërshtuar ashpër opozita kosovare.

Sipas tyre, kjo është një ide e rrezikshme, por edhe një moment i fundit që Kosova të pavarësohet nga kushtëzimet e Serbisë.

FIDANISHTJA

Ndërkohë, derisa në Kuvendin e Kosovës thonë se janë të gatshëm që ta procedojnë këtë Projektligj në momentin kur Qeveria do ta dërgojë atë, në Qeveri pavarësisht insistimit të gazetës “Zëri” nuk kanë dhënë përgjigje rreth një date të saktë.

Ndërsa jo më larg se dje Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ua ka tërhequr vërejtjen autoriteteve kosovare për nismën e presidentit. E ky i fundit ka rikonfirmuar edhe një herë pozicionin e tij se formimi i ushtrisë është proces pa kthim./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.