GRANDEMALL

Asociacioni i njëanshëm, i papranueshëm për Kosovën

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Paralajmërimi për themelimin e njëanshëm të Asociacionit të Komunave Serbe nga ana e serbëve të veriut është i papranueshëm për Qeverinë dhe për opozitën kosovare. Një veprim i tillë, sipas Qeverisë, do të ishte humbje kohe për serbët dhe njëkohësisht edhe bllokim në procesin integrues.

Politikanët serbë të veriut të Kosovës janë duke i bashkërenduar veprimet me Qeverinë në Beograd për ta themeluar njëanshëm Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe, si shenjë kundërveprim ndaj zvarritjes së formimit të tij nga ana e Qeverisë së Kosovës.

Madje, sipas burimeve nga veriu, serbët janë të gatshëm të verojnë jashtë Prishtinës, duke mos pritur deri në “pafundësi”.

UBT

Por, Qeveria e Kosovës, subjektet opozitare dhe analistët politikë vlerësojnë se funksionalizimi i njëanshëm i Asociacionit do të bënte që institucionet e Kosovës të mos e pranojnë atë si legjitim dhe se serbët në Kosovë nuk do të kishin kurrfarë përfitimi nga formimi i këtij Asociacioni, shkruan sot gazeta “Zëri”.

Ata madje thonë se mosrespektimi i marrëveshjeve të Brukselit nga ana e Serbisë do të bënte që kësaj të fundit t’i bllokohet anëtarësimi në Bashkimin Evropian.

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka thënë se vetëshpallja e Asociacionit së Komunave është një hap i pamundur, ndërsa ka shtuar se Serbia pa i zbatuar marrëveshjet me Kosovën do ta ketë të pamundur anëtarësimin në Bashkimin Evropian

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.