Fundamenti

Asociacioni i Komunave thotë se Draft-ligji për pagat në sektorin publik është degradues për kryetarët e komunave

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Bordi i Asociacionit të Komunave të Kosovës thotë se Draft-ligji për pagat në sektorin publik është duke atakuar lidershipin në nivel lokal, sidomos kryetarët e Komunave.

Sipas tyre, ky draft po del kundër përgjegjësive që ka një kryetar komune, në raport me një pozitë qeveritare me pagët ë ngjashme.

“Kryetari i Komunës sipas Ligjit për Vetëqeverisje Lokale, përgjegjësitë i ka tejet të mëdha, përveç që zgjidhet drejtpërdrejt nga qytetarët, kryetari i komunës ndër të tjera përfaqëson komunën dhe ka përgjegjësi direkte ndaj qytetarëve të saj; udhëheq ekzekutivin e komunës dhe administratën e saj dhe mbikëqyr administrimin financiar të komunës; ushtron të gjitha kompetencat, të cilat nuk i jepen në mënyrë eksplicite kuvendit të komunës apo komiteteve të tij” deklaron Asociacioni.

Kjo është komunikata e plotë e tyre:

Bordi i Asociacionit të Komunave të Kosovës vlerëson se Draft-ligji për pagat në sektorin publik edhe njëherë atakon lidershipin në nivelin lokal, me theks, Kryetarët e Komunave sepse në një formë del kundër përgjegjësive që ka një kryetar komune në raport me një pozitë qeveritare me pagë të ngjashme, (psh.një zëvendësministër). Në asnjë mënyrë postulati i reklamuar nga Qeveria që për punë të njejtë të jetë paga e njejtë nuk vlen në këtë rast dhe jo vetëm.

Mobi Casa

Përjashtim Kryetarin e Kryeqytetit, paga e Kryetarëve të Komunave të Kosovës është nënçmuese edhe për mënyrën e zgjedhjes edhe për përgjegjësitë që ka Kryetari i Komunës.

Kryetari i Komunës sipas Ligjit për Vetëqeverisje Lokale, përgjegjësitë i ka tejet të mëdha, përveç që zgjidhet drejtpërdrejt nga qytetarët, kryetari i komunës ndër të tjera përfaqëson komunën dhe ka përgjegjësi direkte ndaj qytetarëve të saj; udhëheq ekzekutivin e komunës dhe administratën e saj dhe mbikëqyr administrimin financiar të komunës; ushtron të gjitha kompetencat, të cilat nuk i jepen në mënyrë eksplicite kuvendit të komunës apo komiteteve të tij.

Ndërsa, në anën tjetër, një zëvendësministër ndihmon ministrin dhe është pjesë e hierarkisë administrative, zëvendëson ministrin në rastet e mungesës së tij të përkohshme apo për përgjegjësitë e deleguara shprehimisht nga ministri. Poashtu, me këtë projekt-ligj shihe qartë që emërimi politik i një zëvendësministri bëhet më i rëndësishëm dhe më i çmuar se një kryetar komune i zgjedhur me zgjedhje të drejtpërdrejta nga qytetarët.

Pra, si të tilla, këto përgjegjësi nuk reflektojnë nivelin e pozicionimit të një kryetari komune në Draft-ligjin e pagave.

AKK do të angazhohet më gjithë kapacitetin e vet që këto ndryshime të reflektohen në projekt ligjin për paga në sektorin publik në takimet me komisionet parlamentare.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.