RCCOLA

Asociacioni, antikushtetues

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Marrëveshja për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe nuk është tërësisht në harmoni me Kushtetutën e Kosovës. Kështu ka vendosur Gjykata Kushtetuese në përgjigjen e saj ndaj kërkesës së presidentes Atifete Jahjaga, për të vlerësuar Marrëveshjen e 25 gushtit për ASK-në.

Uji Dea

Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se Asociacioni i Komunave me shumice Serbe do të themelohet, siç është paraparë me Marrëveshjen e parë, të ratifikuar nga Kuvendi i Kosovës dhe shpallur nga Presidentja e Kosovës. “Gjykata mori vendim që të konstatojë që parimet, siç janë elaboruar në “Asociacioni/Bashkësia i komunave me shumicë serbe në Kosovë – Parimet e përgjithshme/Elementet kryesore”, nuk janë tërësisht në përputhshmëri me frymën e Kushtetutës, me nenin 3 (Barazia para Ligjit), paragrafi 1, me Kapitullin II (Të Drejtat dhe Liritë Themelore) dhe me Kapitullin III (Të Drejtat e Komuniteteve dhe Pjesëtarëve të tyre) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës”, thuhet në vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Po ashtu, gardiani i Kushtetutës në këtë vendim ka konstatuar se akti juridik i Qeverisë së Kosovës dhe statuti që implementon parimet, për të qenë në pajtueshmëri me frymën e Kushtetutës, me nenin 3 që është barazia para ligjit, kapitulli 1, të drejtat dhe liritë themelore, dhe me kapitullin III, të drejtat e komuniteteve, duhet të plotësojë standardet kushtetuese dhe duhet të jenë në pajtueshmëri posaçërisht me nenet 3, 7, 12, me kapitullin II, për të drejtat dhe liritë themelore, me nenet 21 dhe 44 me kapitullin III, për të drejtat e komuniteteve, me nenet 57, 59, 60, 61 dhe 62, si dhe me nenet 79, 81, 93, 101, 113, 123, 124 dhe 137 të Kushtetutës së Kosovës, siç është arsyetuar në aktgjykim./zeri/