FIDANISHTJA

Asnjë vrasje gjatë vitit 2014, policia e Gjilanit më e mira në rajon

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Drejtuesit e policisë rajonale në Gjilan, Elmina Mahmuti, Shaban Azizi, Remzi Azemi e Ismet Hashani në një paraqitje me mediet thanë se viti 2014 ka qenë një vit i sigurisë së lartë në rajon, derisa nuk është shënuar asnjë vrasje, duke përfshirë këtu rënien e krimeve dhe duke u radhitur si njëra nga policitë më të mira në rajon.

Viti 2014 është shënuar si një vit i mirë në aspektin e sigurisë me një statistikë pozitive në fushën e aksidenteve derisa nuk ka pasur asnjë vrasje, raporton rajonipress.

Remzi Azemi komandant i stacionit të policisë në Gjilan tha se ka rënie të krimit gjatë vitit 2014 derisa kemi një vit pa incidente të rënda. “Ne jemi të kënaqur me punën profesionale që ka bërë policia e Gjilanit dhe jemi të kënaqur që edhe qytetarët na kanë ndihmuar në fushën e bashkëpunimit me qytetarët”.

Uji Dea

Azemi tha se fatmirësisht gjatë vitit 2014 kemi pasur rënie të krimit në të gjitha nivelet, derisa nuk kemi pasur asnjë vrasje dhe ka rënie të vetëvrasjeve. “Përkundër këtyre rezultateve dhe sfidave që kemi pasur nuk ka vend për vetëkënaqësi, por mund të jemi se jemi policia shembull në rajon” tha Azemi.

Kurse Elmina Mahmuti, Shaban Azizi e Ismet Hashani thanë se policia po bënë çmos që të jetë e përkushtuar dhe po bënë të pamundurën që të jetë sa më e përgatitur profesionalisht./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.