Asnjë vizitë e Albin Kurtit në Anamoravë, qytetarët thonë kur mungojnë investimet, mungon edhe kreu i Qeverisë

Gjilan – Anamorava është lënë totalisht pas dore. Pothuajse asnjë investim serioz as ka nisur e as pritet të nis. Qytetarët thonë se mungesa e Albin Kurtit në këtë pjesë është e ditur. Kryeministri nuk vjen sepse nuk ka çka promovon dhe s`ka as fytyrë me dal në teren.

Albin Kurti ka një kohë të gjatë që nuk ka shkelur në Anamoravë. Në kohën e zgjedhjeve vinte nga dy herë në ditë, madje shkonte edhe në fshatra të thella, vetëm për të bindur elektoratin me demagogjitë e tij të thata.

E ndryshimi që ndodhi e ka një rezultat të ditur..që kur është bërë kryeministër ai fare nuk vije në Anamoravë.

Edhe qytetarët e gozhdojnë mungesën e Kurtit.

Nuredini një 49 vjeçar thotë se Albin Kurti as që vjen më në Anamoravë.”Ai i ka fitue 51% të votave dhe na ka rrejt e na ka mashtrue sa ka dashtë vet. Tash duhet ta durojmë me përrallat e tij të bukura” shprehet ky qytetar.

Edhe Sameti një qytetar tjetër që thotë se ka votuar për Albin Kurtit ndihet tejet i zhgënjyer.”Mu thaftë ajo dorë nëse e votojë këtë demagog. Kam qen shumë i bindur se ka mu marr me gjëra konkrete dhe në interes të qytetarëve ndërsa krejt mandati donë me i shkue duke u marrë me Hashim Thaçin dhe inatet e tij personale” shprehet Sameti.

Ramadani pensionist mendon se Albin Kurti e ka kryetarin e dobët në Gjilan dhe në Kamenicë dhe kjo ndoshta ndikon që nuk vjen fare.”Vet fakti se në Gjilan dhe Kamenicë ka kryetar të dobët dhe pa asnjë afinitet për qeverisje është e mjaftueshme të dihet mungesa e Kurtit. Por ai ka obligime ndaj qytetarëve të cilët e kanë votuar dhe kanë pritur se do të ndodhë mrekullia” ironizon ky qytetar./rajonipress/

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS