ARKATANA

Asnjë shtet anëtar i BE-së nuk është në favor të idesë së korrigjimit të kufijve

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Të gjitha shtetet anëtare të Bashkimit Evropian janë kundër idesë së korrigjimit të kufijve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar për Euobserver një zyrtar i Bashkimit Evropian teksa ka folur për një takim të ambasadorëve të shteteve anëtare në Komitetin për Politika dhe Siguri në Këshillin e Bashkimit Evropian.

“Shumë shtete anëtare… ishin shumë të qarta rreth refuzimit të një ideje të tillë. Nuk kishte asnjë anëtar të vetëm për të thënë ndonjë fjalë në favor të kësaj ideje”, ka thënë ky zyrtar i BE’së, transmeton Gazeta Express.

UBT

Gjithashtu për Euobserver nga Departamenti i Shtetit kanë thënë se çështja e shkëmbimit të territoreve s’ka qenë asnjëherë pjesë e diskutimeve të Përfaqësuesit Special Presidencial.

“Ajo që unë mund të iu them, është që shkëmbimi i territoreve asnjëherë s’ka qenë pjesë e bisedimeve të Përfaqësuesit Special presidencial”, ka thënë ky kontakt brenda Departamentit të Shteti./Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.