RCCOLA

Asnjë shqiptar në Parlamentin e Bernës

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Hilmi Gashi ka fituar për aleancën e gjebër 5562 vota ndërsa Marigona Isufi, për JUSO-n, 1254

Në zgjedhjet për Parlamentin e qytetit të Bernës që janë mbajtur të dielën, në mesin e një numri të madh kandidatësh kanë marrë pjesë vetëm dy shqiptarë: Marigona Isufi dhe Hilmi Gashi. Ata të dy kanë qenë pjesë të listave të ndryshme dhe, votat e mbledhura kësaj here nuk u kanë mjaftuar për të siguruar një vend në parlament.

Kështu, Hilmi Gashi, i cili ka kandiduar në listën 13, të Aleancës së Gjelbër/ të rinjtë e gjelbër dhe sindikalistët, ka fituar 5562 vota. I fundit në radhën e 9 vetave që kanë fituar nga kjo listë, ka mbledhur 6123 vota. Nisur nga kjo, mund të thuhet se Gashi, që është bashkëkryetar i sindikatës Unia në Thun, ka arritur një rezultat solid.

Mobi Casa

Hilmi Gashi ka kandiduar për të gjelbrit edhe në zgjedhjet për një legjislacion të mëhershëm.

Ndërsa në listën e JUSO-s së qytetit të Bernës ka kandiduar aktivistja e re politike, Marigona Isufi. Numri i votave që ka fituar ajo ka qenë 1254. Ndonëse ka qenë e dyta në listën e saj për nga numri i votave, as ajo dhe as ndonjë kandidat tjetër nga lista nuk është zgjedhur në Parlamentin e qytetit të Bernës.

Marigona Isufi është bërë e njohur me zgjedhjen e saj në postin e përfaqësueses së rinisë së Zvicrës në OKB, në Nju Jork, për vitin 2012.(albinfo)