RCCOLA

Asnjë qeveri nuk ka pasur koncept për zhvillimin e turizmit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kosova nuk ka ditur t’i menaxhojë e t’i shfrytëzojë as ato pak atraksione që i ka për zhvillim të turizmit malor, ndërsa ndërtimet që janë bërë nëpër qendra turistike, si Bogë e Rugovë më shumë janë bërë për të ofruar pushime për 5 euro.

Moszhvillimi i turizmit lidhet direkt edhe me nivelin e varfërisë në vend. Shumë familje, sipas tij, nuk kanë mundësi të ndajnë mjetet për pushime brenda apo jashtë Kosovës.

“Në total të shpenzimeve të ekonomive familjare kategoria ‘hotelet dhe restorantet’ në vitin 2011 ka marrë pjesë vetëm me tre për qind, parvjet – 1 për qind, kurse vjet -2 për qind. Për ilustrim, po përmend se kjo pjesëmarrje është dy herë më e vogël se shpenzimet për duhan dhe alkool”, ka thënë drejtori ekzekutiv i institutit STRAS, Ibrahim Rexhepi, në intervistën dhënë “Kohës Ditore”..

Uji Dea

Kosovarët kursejnë gjatë gjithë vitit për një pushim veror. Madje disa hyjnë edhe në kredi. Por, shumicës, koston e pushimeve ia mbulon diaspora. Rexhepi thotë se kosovarët kërkojnë pushime familjare nëpër shtëpi private.

“Zakonisht bëjnë pushime familjare, me një numër të madh të anëtarëve, prandaj për ta më ekonomike është vendosja në një shtëpi, ku kanë mundësi që vetë të përgatitin ushqimin”, ka thënë ai.