ARKATANA

Asnjë problem me fluturimet në “Adem Jashari”

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Zëdhënësi i Kontrollit Ajror të Aeroportit “Adem Jashari”, Driton Ujkani, ka thënë për Indeksonline se sonte nuk është vërejtur asnjë problem në këtë aeroport.
Ujkani duke e komentuar lajmin e minutave të fundit nga mediat serbe se në hapësirën ajrore të Kosovës, Serbisë e Malit të Zi, për një kohë të shkurtet pati probleme të Kontrollit Ajror dhe nuk fluturoi asnjë aeroplan, ka thënë se në Aeroportin e Prishtinës e gjithë mbarëvajtja e fluturimeve ka shkruar sipas planit dhe nuk është paraqitur asnjë problem teknik.

“Nuk është e vërtetë ajo që është paraqitur në mediat serbe sa i përket operimeve në Aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës – Kontrolli Ajror ‘Adem Jashari’”, ka thënë Ujkani.

“Blic”-i serb sonte raporti se aeroplanët nuk kanë ateruar për rreth gjysmë ore, kurse ata që ishin në qiell i ka marrë nën menaxhim një kontroll tjetër ajrore. Komunikacioni ajror është normalizuar pak para orës 20.

United Hospital

Sipas zyrtarëve të Kontrollit Ajror, gjatë kësaj kohe ishte aktivizuar alarm i cili paralajmëron në mundësinë e paraqitjes së një gabimin softuerik.

Sipas Kontrollit Ajror të Serbisë, kjo ndërprerje ka ndodhur për 30 minuta, kurse siguria e udhëtarëve në asnjë moment nuk ka qenë e cenuar.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.