UBT

Asnjë kërkim falje nga Liburn Aliu, demagogji e skajshme e tij dhe e Alban Hysenit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Vazhdojmë më tej me projekte tjera të rëndësishme në dobi të qytetarëve… ka shkruar Liburn Aliu i cili erdhi në Gjilan pas ankesave e protestave të shumta që bënë gjilanasit.

“Sot bashkë me zëvendësministrin Hysen Durmishi dhe kryetarin e komunës së Gjilanit Alban Hyseni, ishim në vizitë në rrugën N25.3 Gjilan-Bujanovc, ku janë duke u zhvilluar punimet në zgjerimin e rrugës nga Rrethi i Qarkores deri te kyçja e Autoudhës tek bunari i Përlepnicës. Një rrugë e rëndësishme, e cila do të ndikojë në zhvillimin e mëtejshëm të zonës dhe do të shërbejë edhe si një alternativë më shumë për të gjithë qytetarët, e që pritet të jetë e realizuar në tërësi dhe hapur plotësisht për qarkullimin e automjeteve deri në vjeshtë. Vlera e këtij projektit është rreth 3.15 milionë euro dhe do të realizohet me ritme të shpejta, falë edhe bashkëpunimit me kryetarin e komunës së Gjilanit, i cili e ka mbështetur realizimin e këtij projekti. Ky do të jetë viti i shumë projekteve të rëndësishme infrastrukturore për të gjithë qytetarët e vendit” ka shkruar Liburn Aliu.

Mobi Casa

Demagogjia e Liburn Aliut dhe Alban Hysenit shihet edhe nga lart, atyre u mungojë mirësjellja dhe një kërkim falje për qytetarët gjilanas. E harruan vitin e trishtë që janë përballur gjilanasit dhe po përballen akoma në hyrjet që qojnë për Ferizaj dhe Prishtinë./rajonipress/