GRANDEMALL

Asnjë dëshmitar nuk e implikon Arifin, mbrojtja e quan aktakuzën qesharake

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Në gjykimin e zhvilluar kundër Kabil Hajdarit dhe Nexhmedin Arifit kanë dëshmuar disa dëshmitarë por asnjëri prej tyre nuk e ka implikuar kreun e Vitisë Nexhmedin Arifin. Avokatët Shemsedin Piraj e Sabit Maliqi tha se aktakuza është e paqëndrueshme dhe si e tillë edhe qesharake.

Edhe dëshmia e dëshmitarit të radhës Xhelal Hoxha (foto)financier në ish ndërmarrjen “Universal” nuk e ka implikuar Nexhmedin Arifin ashti siç është përshkruar në aktakuzë raporton rajonipress.

Xhelal Hoxha ka treguar tërë procedurën e funksionimit të kompanisë duke folur edhe për pagesat e trustit dhe shumën për të cilën akuzohet Kabil Hajdari e Nexhmedin Arifi.

Hoxha i cili është marrë në pyetje nga avokatët mbrojtës Shemsedin Piraj e Sabit Maliqi tha se nuk e dinë nëse në Kompaninë “Universal” ka pasur bord. A ka pasur ndikim Nexhmedin Arifi në punën e kompanisë tuaj? Ishte pyetja e avokatit Shemsedin Piraj. Jo? u përgjigj dëshmitari.”As nuk ka pasur më të voglin interesim e as ndikim dhe ai as që është përgjegjës për shumën e paguar të trustit në vlerë të 79.811 eurove” tha dëshmitari.

Në fakt ky gjykim tashmë edhe po shndërrohet në një gjykim qesharak sepse shpesh bëhen edhe pyetje joprofesionale. Pati pyetje nga ana e trupit gjykues se kush i ka “hangar” mjetet e trustit derisa dëshmitari tha se ato mjete askush nuk i ka marrë, ato janë në llogarinë bankare në Bankën e Biznesit tha dëshmitari.

Mobi Casa

Ndryshe avokati Sabit Maliqi pas seancës tha se vërtet ky gjykim po merr një rrjedhë krejt tjetër nga ajo që shkruhet në aktakuzë.”Unë mendoj se aktakuza tashmë është e paqëndrueshme dhe realisht këta të dyshuar vetëm i kanë marrë në qafë” tha Maliqi.

Kurse avokati Shemsedin Piraj që mbron Nexhmedin Arifin tha për rajonipress se nga të gjitha deklaratat e gjertanishme në këtë proces gjyqësor asnjë dëshmitarë nuk e ka implikuar Arifin. “Unë vërtet po e shoh se nuk është punuar drejtë gjatë përpilimit të aktakuzës e cila për mua juridikisht më nuk ka vlerë” tha Piraj.

Gjykimi vazhdon me marrjen në pyetje edhe të zyrtarëve tjerë komunal, zyrtarëve të ATK-së dhe atyre të Bankës.

Ndryshe Nexhmedin Arifi akuzohet për veprën penale “korrupsioni zyrtar” kurse Kabil Hajdarit akuzohet për veprën penale “korrupsioni zyrtar” dhe “shmangie nga tatimi”. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.