UBT

Asllani thotë se Shqipëria po funksionon mirë vetëm falë grupit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kombëtarja e Shqipërisë ka marrë një fitore spektakolare 2-0 ndaj Polonisë të dielën mbrëma në Tiranë.

Një fitore shumë e rëndësishme e kuqezinjve që tanimë kanë bërë një hap gjigant drejt kualifikimit në Kampionatin Evropian ‘Euro 2024’.

Kristjan Asllani ishte padyshim një nga protagonistët e suksesit ndaj Polonisë, teksa bëri mjaft mirë shpërndarjen e lojës.

Mesfushori i talentuar shqiptar deklaroi se kjo Shqipëri është e fortë vetëm falë forcës së grupit.

Një ndeshje fantastike, e një skuadre të vërtetë?

Uji Dea

“E dinim rëndësinë e ndeshjes dhe forcën e kundërshtarit. Ata u mbrojtën mirë në pjesën e parë, por gjetëm atë supergol të Asanit. Në pjesën e dytë na vunë disi në vështirësi, por na shkoi shumë mirë dhe morëm këto tre pikë”.

Vuajtëm pak, por më pas u ngritëm dhe reaguam mirë?

“E dinim që polakët kanë shumë individualitete, por u treguam më shumë skuadër nga fillimi në fund dhe më pas rezultati ishte me ne.

Grupi është arma më e fortë e Kombëtares. Si ndiheni ju lojtarët me njëri-tjetrin?
“Është e vërtetë që me këtë trajner jemi bërë një grup shumë kompakt. Rrimë shumë bashkë dhe flasim shpesh, edhe jashtë fushe. Trajneri Sylvinho ka punuar shumë për të forcuar grupin dhe jemi shumë të kënaqur për këtë”, deklaroi Asllani. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.