Fundamenti

Asllani më i miri i Interit në sfidën ndaj Parmës

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Interi ka arritur të eliminoj Parman me shumë vështirësi në Kupën e Italisë, ku triumfuan me rezultat 2-1 pas vazhdimeve.

Padyshim që ndër futbollistët më të mirë në ndeshje ishte mesfushori shqiptar Kristjan Asllani që e nisi ndeshjen nga minuta e parë dhe luajti 120 minuta.

Asllani kishte paraqitje fantastike ndaj Parmas dhe loja e tij e mirë u vlerësua edhe nga tifozët e Interit.

Mobi Casa

Gjiganti italian sapo ka publikuar në faqen e tyre zyrtare se Kristjan Asllani është zgjedhur lojtari i ndeshjes për sfidën e zhvilluar të martën mbrëma.

20-vjeçari pati 96 për qind të pasimeve të sakta, preku 143 herë topin, derisa fitoi pesë duele.

Kjo paraqitje e Asllanit sigurisht se do t’i ndihmojë atij që të marrë hapësira më të mëdha edhe në Serie A nga trajneri Simone Inzaghi. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.