ARKATANA

Asllani: Humbja nga Kili na uli moralin, luaj kudo ku Kombëtarja ka nevojë

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kombëtarja e Shqipërisë ka pësuar humbjen e dytë nga po aq ndeshje në ndeshjet miqësore të muajit mars.

Kuqezinjtë e trajnerit Sylvinho janë mposhtur në Stockholm nga Suedia me rezultat minimal 1-0, por kësaj radhe kanë bërë paraqitje shumë më të mirë se katër ditë më parë.

Kristjan Asllani ishte një nga më të mirët në fushë, derisa pas ndeshjes ka folur për SuperSport duke thënë se duhet bërë ende shumë punë deri në Euro 2024.

Çfarë nuk shkoi te Shqipëria në këtë takim?

Vinim me moral të ulët, pasi humbëm me Kilin, ku bëmë një ndeshje të dobët. Sot besoj se bëmë shumë mirë dhe po punojmë shumë, pasi duam të arrijmë në formën më të mirë në Europian.

Hidromorava

Në planin personal, cili është vlerësimi që i bën vetes në këto dy ndeshje?

Nuk di të them, pasi gjithmonë kam mundësinë të bëj diçka më tepër. Sot besoj se bëra shumë mirë, por vlerësimet ua lë gazetarëve. Unë dëgjoj opinionet e trajnerit dhe të ekipit, për t’u përmirësuar në të mirë të tyre.

U ndjetë mirë me modulin e sotëm?

Nuk ka problem, pasi mund të përshtatem në të gjithë rolet e mesfushës. Sot isha në qendër, rol që e bëj edhe te Interit dhe kisha pranë Laçin, që bën shumë kilometra. Jam gati të luaj kudo ku skuadra ka nevojë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.