KKVITI

Asllan Krasniqi nderon “Takimet e vendlindjes”në Tugjec

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – I njohur si “Takimet e vendlindjes” në Tugjec edhe këtë vit është shënuar ky pikëtakim ku kanë marrë pjesë shumë mërgimtarë, shqiptarë nga Medvegja e fshatrat tetar të Malësisë së Kamenicës. Madje Rexhep Abazi nga Medvegja thotë se shumë familje shqiptare sidomos ata nga Sfirca e llogarisin si manifestim të tyre këtë ngjarje. Në këtë takim fotografi i njohur Asllan Krasniqi ka prezantuar ekspozitën e tij 20 metërshe që ia ka dedikuar dëbimeve masive të shqiptarëve nëpër vite.

Në Tugjec edhe këtë vit janë mbajtur “Takimet e vendlindjes”. Shqiptarë edhe nga Medvega e nga fshatrat e Malësisë së Kamenicës, mërgimtar e veprimtarë janë takuar sërish në Tugjecë për të njohur e shënuar këtë ngjarje.

E veçanta e këtij takimi siç thotë për rajonipress Rexhep Abazi veprimtarë nga Medvegja është fakti se shumë shqiptarë të shpërngulur dhunshëm nga trojet shqiptare vijnë në Tugjec dhe njihen mirë me njëri tjetrin.

Gjithashtu në këtë takim merrte pjesë edhe fotografi i njohur Asllan Krasniqi i cili aktualisht jeton dhe vepron në Belgjikë. Krasniqi për të nderuar “Takimet e vendlindjes” ka prezantuar ekspozitën e tij të cilën e ka shpalosur mu në livadhin e Tugjecit, nën qiellin e hapur në një gjatësi prej njëzet metrash në një pëlhurë të mbushur me foto nga momente të ndryshme të vuajtjeve të popullit shqiptar të eksodit të viteve 1999, dëbimin dhe kthyerjen e tyre triumfale në atdhe.

Vet Asllan Krasniqi tha për rajonipress se kjo ide e tij ka qenë e kahershme.”Unë rrënjët i kam nga ky fshat sepse aty kam lindur dhe aty ka jetuar familja ime. Nuk kisha moment më të mirë sesa kjo ditë për të shpalosur punën time 50 vjeçare” shprehet Krasniqi.

Hidromorava

Ai tha se ekspozita u ka lënë përshtypje vizitorëve dhe njerëzve me të cilët i ka takuar e njohur.”Janë prekëse këto takime dhe unë mendoj se ato duhet edhe të institucionalizohen e të përkrahen edhe nga qeveritë komunale” thotë Krasniqi.

Ndryshe “Takimet e vendlindjes” që i dedikohet Tugjecit është krijuar me nismën e një grupi intelektualësh entuziastë me gjenezë nga fshati Tugjec i Malësisë së Gollakut të Kamenicës , të cilët kanë migruar nëpër qendrat urbane të Kosovës .

Në koordinim me strukturat lokale vendore , në vitin 2001 kanë marrë vendim unanim që të organizohet manifestimi tradicional familjarë “Takimet e vendlindjes” me seli qendrore në Tugjec.

Në këtë manifestim rregullisht marrin pjesë fshatrat si Desivojca, Velegllava, Poliçka, Lisocka, Gjyrisheci, Busavata, Zajçeci etj.

Gjatë këtyre viteve të jetës së këtij Manifestimi , në Tugjec nga të katër anët e trojeve shqiptare, kanë frekuentuar më se 150 këngëtarë, rapsodë, artistë, humoristë, valltarë, instrumentistë, aktorë, poetë, shkrimtarë, politikanë etj./rajonipress/

Mund të ju interesoj: