Mobi Casa

Asllan Elezi shkëlqen në maratonën e vrapimit në Maqedoni, në mënyrë dinjitoze përfaqëson Kosovën

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Gjilan – Në garën ndërkombëtare të vrapimit Vodno – Matka Trail Marathon 42 km me 3100 m marrje lartësie, Asllan Elezi zuri vendin e dytë, duke përfaqësuar Kosovën në mënyrë dinjitoze.

Asllan Elezi nga Gjilani ka treguar rezultatin e kënaqshëm në një garë ndërkombëtare të mbajtur në Matka të Maqedonisë.

Mobi Casa

Elezi në këtë garë a zënë vendin e dytë duke treguar cilësi dhe duke e përfaqësuar Kosovën në mënyrë dinjitoze. “Jam i lumtur dhe i kënaqur me këtë rezultat sepse ishte një garë e fortë dhe me konkurrent të vlerësuar. Besoj që kam arritur me shumë afinitet ta përfaqësojë Kosovën” tha Elezi.

Elezi tha se edhe në garat tjera në të ardhmen pret të tregojë rezultate të kënaqshme./rajonipress/