Hidromorava

Askush s’duhet të ndihet i liruar nga përgjegjësia për rezultatin në PISA

/ 3 minuta lexim

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, të Shkencës dhe të Kulturës së Kosovës (SBAShK), Rrahman Jasharaj, ka deklaruar se të gjithë janë përgjegjës për rezultatin e dobët të Kosovës në PISA 2018.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, si ka vlerësuar se Kosovës i duhet një angazhim i përbashkët në këtë drejtim dhe krijimi i një platforme kombëtare të arsimit.

“Askush nuk duhet të ndihet i liruar nga përgjegjësia, por nuk duhet as të humbim kohë duke gjetur fajtorë e duke bërë me gisht kah dikush tjetër. Na duhet angazhim i përbashkët dhe krijim i një platforme kombëtare të arsimit. Na duhet angazhim dhe përkushtim i sinqertë i të gjithëve”, ka thënë Jashari.

Hidromorava

Ai ka mbrojtur mësimdhënësit, duke thënë se ata nuk janë fajtorë për këtë rezultat. “Janë bërë shumë eksperimente në arsim tani e 20 vjet. Mësimdhënësit janë më së paku fajtorë në gjithë këtë. Atyre u duhet krijuar kushte për punë. U duhet ndihmuar me vizitat e inspektorëve profesionalë në orët mësimore për të parë cilat janë anët pozitive dhe çka duhet ndryshuar në punën arsimore dhe edukative të secilit mësimdhënës”, është shprehur ai, duke shtuar se SBAShK-u nuk ka asnjë faj. “Ne kemi kryer obligimin tonë sipas statutit të SBAShK-ut. Ne kemi obligim ta mbrojmë anëtarësinë tonë dhe të bëhemi zë i kërkesave të tyre. Kështu veprojnë sindikatat kudo në botë. Institucionet deklarimin në publik, se arsimi është prioritet i shtetit, duhet ta kthejnë në vepër, duke ndarë me shumë mjete për arsimin, me qëllim që shkollat të jenë të përgatitura për kërkesat e shekullit 2”, ka thënë ai.

Sipas Jasharajt, me tabelë, shpuzë, shkumës e tekste të dobëta shkollore nuk mund të arrihen suksese të larta.

“Po e them edhe një herë, duhet hequr dorë nga eksperimentet e vazhdueshme në arsim. Duhet krijuar platformë kombëtare të arsimit e jo të merren e huazohen praktika nga shtetet shumë të zhvilluara sepse ato praktika janë vështirë të zbatueshme në shkollat tona për arsye të kushteve të punës dhe shumë faktorëve të tjerë”, ka deklaruar Jasharaj.