United Hospital

Askush nuk ka të drejtë të cenojë pronat e shenjta të Bashkësisë Islame!

/ 2 minuta lexim
HW

Këshilli i Bashkësisë Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, me hidhërim ka pranuar njoftimin e avokatit Ejup Kamberi, për tërheqjen e padisë nga Gjykata, me nr të lëndës civile 52/10, të BIK-ut kundër Komunës së Preshevës dhe NT “Bratsvo”, të cilat kanë uzurpuar pronën e shenjtë – vakëfin në vlerë prej 265.000,oo euro.

Nga ky njoftim bëhet e qartë se pushteti lokal në Preshevë, në bashkëpunim me kryetarin e të ashtuquajturit Këshill i Bashkësisë Islame, Fikret Limani, ka dëmtuar institucionin fetar, duke llogaritur edhe shpenzimet e tjera të procedurave gjyqësore në vlerë prej rreth 300 mijë eurove.

Këshilli i Bashkësisë Islame, është një mexhlis nga Sanxhaku, të cilin e drejton Fikret Limani dhe i cili nuk mund të vendos për fatet e vakëfeve në Preshevë, por as pushteti lokal nuk ka kompetenca për një veprim të tillë.

Mobi Casa

Këshilli i Bashkësisë Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, i cili vepron në kuadër të BIPMB-së, vlerëson se përgjegjësia për tërheqjen e padisë nga Gjykata, i takon Fikret Limanit dhe autoriteteve të komunës, të cilat me vetëdije të plotë po shkelin mbi vakëfin e institucionit fetar.

Gjithkund në botë trashëgimia kulturore, duke llogaritur edhe atë fetare, ruhet, avancohet e afirmohet, si vlera të shenja dhe të pacenuara nga askush. Merrni si shembull Serbinë, si po vepron me pronat e shenjta fetare në Kosovë, ndonëse e pavarur, po mundohet ta bllokoj edhe në UNESCO. E Presheva jonë, po mundohet të abuzojmë me këto vlera të shenjta të pasurisë fetare.

Këshilli i Bashkësisë Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, i cili vepron në kuadër të BIPMB-së, kërkon nga avokatit Ejup Kamberi, të vazhdojë procedurën për zbardhjen deri në fund të këtij procesi gjyqësor. Gjithashtu, ky institucion legjitim fetar, kërkon nga imamët, qytetarët dhe shërbimi profesional, të iniciojnë procedurë penale kundër Fikret Limanit, për keqpërdorim të detyrës zyrtare, funksionit që e ushtron në kuadër të KBI-së, thuhet në reagimin e Këshilli i Bashkësisë Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, të nënshkruar nga Granit Kamberi, kryetar./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.