UBT

Askush nuk guxon të hetojë pushtetarët milionerë

/ 9 minuta lexim
FIDANISHTJA

Njohësit e fushës së sundimit të ligjit në Kosovë theksojnë se derisa nuk ndodh depolitizimi i plotë i sistemit të drejtësisë dhe nuk zbatohet një model VETTING-u sikurse i në Shqipëri, Kosova do të vazhdojë të mbetet njollë e zezë në rajon dhe më gjerë sa i takon fushës së sundimit të ligjit.

“Cili prokuror do të guxonte ta merrte në hetuesi ta zëmë Hashim Thaçin dhe ta pyeste për pasurinë e tij marramendëse të tij, edhe pse tani ai dhuron miliona të shtetit për t’i blerë prononcimet e promovimet për librin e tij privat. Po ashtu, askush nuk e ka guximin ta pyesë për shtëpinë e pasuritë që posedon ai, ose i posedojnë pas lufte vëllezërit e tij, që para luftës punonin në baushtella të Austrisë, si punëtorë krahu, e sot posedojnë qindra miliona pasuri. Vetëm djali i Hashim Thaçit harxhon qindra mijëra euro kot”, thotë analisti Naim Miftari për “Kosova Sot”.

Njohësit e fushës së sundimit të ligjit në Kosovë theksojnë se derisa nuk ndodh depolitizimi i plotë i sistemit të drejtësisë dhe nuk zbatohet një model VETTING-u sikurse i në Shqipëri, Kosova do të vazhdojë të mbetet njollë e zezë në rajon dhe më gjerë sa i takon fushës së sundimit të ligjit.

Sipas njohësve të kësaj fushe, derisa nuk ndodh një reformë e tillë, pafundësisht do të vazhdojnë të hezitojnë hetuesit dhe Prokuroria Speciale kosovare, dhe nuk do të hetojnë krimin e organizuar që ka kapur shtetin, nuk do ta hetojnë as pasurimin marramendës të oligarkëve të inkriminuar të nivelit të lartë të pushtetit në Kosovë, të cilët edhe përkundër faktit se tanimë dy dekada janë aktivë pa ndërprerë në politike dhe raportojnë se pranojnë gjoja vetëm paga nga buxheti i shtetit, në realitet janë ata që “luajnë” me dhjetëra e qindra milionat e bërë në kurriz të kosovarëve të varfër e të nëpërkëmbur.

Sipas njohësve të kësaj fushe, mafio- oligarkët kanë vepruar me mjeshtri dhe i kanë rehatuar paratë e tyre gjithandej në parajsa fiskale nëpër botë, përderisa prokuroria dhe policia i mbyllin sytë, pasi që edhe vetë janë pjesë e rrjetës së këtyre pushtetarëve të inkriminuar dhe marrin urdhra direkt nga ata prej “Maliqi” e jo siç duhet, nga ligji! Analistët dhe qytetarët e shtrojnë pyetjen se deri kur në Kosovë askush nuk do “t`ia prishë tymin e duhanit” krimit të organizuar të nëntokës kriminale dhe politikanëve të lidhur me mafinë e mafio-oligarkëve të tej inkriminuar. Ata pyesin po ashtu se a do të vijë dita që zyrtarët e lartë kosovarë, si në nivelin qendror po ashtu edhe në atë lokal, që jo vetëm flirtojnë, por edhe flenë e bashkëjetojnë në “shtratin e krimit të organizuar ” në Kosovë, ta kenë frikën se mund të përfundojnë në burg dhe të përgjigjen për inkriminimin e tyre në krim të organizuar. Sipas analistëve, pritja me këtë strukturë mund të jetë tepër e gjatë, pasi që deri më sot në Kosovë ata nuk kanë frikë se do të hetohen, gjykohen dhe dënohen. Për të vepruar kundër këtyre grupeve mafioze, sipas njohësve të kësaj fushe, Kosovës i duhet urgjentisht një Byro Kombëtare e Hetimit, që udhëhiqet nga FBI-ja amerikane e shtetit mik, e kurrsesi jo nga vendorët, fillimisht për një periudhë 2-4 vjeçare, gjersa “peshqit e mëdhenj” si në nivelin qendror po ashtu edhe në atë lokal, bashkë me familjet kriminale të klaneve mafioze dhe njerëzit e nëntokës të përfundojnë në burg dhe më pas prokurorët të fillojnë të punojnë profesionalisht e jo sikur deri tani, të vazhdojnë të jenë në shërbim të politikës dhe nëntokës kriminale, edhe duke i prishur provat e hetimit.

VETTING-u sa më parë!

Sipas profesorit të së drejtës, Blerim Burjanit, derisa kanë kaluar dy dekada nga mbarimi i luftës dhe nuk kemi sistem efikas të sundimit të ligjit, pasi ai kontrollohet nga politika, gjendja mund të krahasohet si gjendje anarkike.”Sistemi i drejtësisë është kyç për funksionimin e shtetit, andaj problemet janë të natyrave anarkike dhe duhet shumë punë për të ndarë politikën prej gjyqësisë, edhe pse me Kushtetutë është e ndarë, por Kosova vazhdon të ballafaqohet me problemet e rendi dhe ligjit, jo transparencës dhe mungesës së llogaridhënies. Është e qartë dhe e ditur, është bërë gati një praktikë normale që nëpër gjykatat tona edhe proceset që fillojnë dhe zvarriten pa kufi nuk kanë ndonjë përfundim ligjor. Pra, proceset zvarriten pa ndalë dhe në fund përfundojnë në mënyrë shumë qesharake, me aktgjykim lirues! Pra, ka shumë probleme të pazgjidhura dhe këto janë probleme që nuk e lënë të funksionojë pothuajse fare drejtësinë si duhet, një drejtësi të bazuar në parimet e përgjithshme të drejtësisë. Jam i mendimit që Ligji për VETTING duhet të nxirret sa më parë, duhet që të fillojë të pastrohet edhe skena politike nga korrupsionistët, nga zhvatësit dhe keqpërdoruesit e pushtetit dhe votës së qytetarëve, në mënyrë që t’i hapet rrugë edhe pastrimit gjeneral të sistemit të drejtësisë”, tha Burjani për “Kosova Sot”.

Uji Dea

MIFTARI: PROKURORITË JANË VETËM VEGLA TË MAFISË POLITIKE TË KOSOVËS

Sipas Naim Miftarit, ekspert i fushës së sigurisë, institucionet e drejtësisë janë vetëm në letër, por nuk janë funksionale. “Prokuroria e ashtuquajtur e shteti nuk po funksionon dhe për këtë pothuajse çdo qytetar e di mirë se edhe Prokuroria e Shtetit edhe ajo Speciale janë sikur me qenë prokurori private e pushtetarëve të korruptuar, pra janë vetëm vegla të mafisë politike të Kosovës dhe pasi janë vetëm vegla dekorimi të politikanëve të korruptuar, është e kuptueshme se kemi rezultat zero kundër krimit të organizuar”, theksoi ai për “Kosova Sot”.

Sipas tij, kontrollin më të ashpër në drejtësi e ka presidenti Hashim Thaçi. “Cili prokuror do të guxonte të merrte në hetuesi ta zëmë Hashim Thaçin dhe ta pyeste për pasurinë e tij marramendëse, edhe pse tani ai dhuron miliona të shtetit për t’i blerë prononcimet e promovimet për librin e tij privat. Po ashtu, askush nuk e ka guximin ta pyesë për shtëpinë e pasuritë që posedon ai ose i posedojnë pas lufte vëllezërit e tij, që para luftës punonin në baushtella të Austrisë, si punëtorë krahu, e sot posedojnë qindra milionë pasuri. Vetëm djali i Hashim Thaçit harxhon qindra mijëra euro kot. Ose ta zëmë cili prokuror do ta sfidonte e hetonte pasurimin e Kadri Veselit, kryetarit të Kuvendit, ta hetojë për veturat, ose ta hetojë se si e bleu shtëpinë e kolonelit serb me vlerë milionëshe. Ose është një çështje tjetër, cili prokuror do ta sfidonte kryeministrin Ramush Haradinaj, i cili pas luftës ndërtoi shtëpi milionëshe të cilën s’mund ta arsyetojë kurrsesi, sikurse që nuk mund ta arsyetojnë pasurinë e tyre edhe shumë ministra, shumë deputetë e ish- zyrtarë, shumë ish-komandantë”, vlerësoi Miftari. “Unë e them përsëri që pa një vetting në drejtësi dhe në politikë, pa një hetim zyrtar disavjeçar të FBI-së amerikane, pasi vendorët do të korruptoheshin akoma pa filluar mirë hetimet, në Kosovë gjithnjë do të vazhdojë të sundojë mafia politike. Duke mbetur kështu, nëse nuk kemi VETTING, në Kosovë sundimi i ligjit do të jetë vetëm dëshirë dhe ëndërr e parealizueshme e qytetarit tonë. Po e them këtë, sepse ligji sot në Kosovë është kinse i zbatueshëm, madje shumë i ashpër, vetëm kur është në pyetje një shkelje e ligjit nga qytetari i thjeshtë i Kosovës, por kur janë në pyetje kriminelët e mëdhenj politikë, kur janë në pyetje krerët e partive që janë të gjithë të njëjtë dhe që funksionojnë me klane mafioze, atëherë ligji nuk funksionon, prokurorit dhe drejtësisë kosovare nuk u dëgjohet zëri fare”, tha më tutje Miftari për “Kosova Sot”.

KELMENDI: DREJTËSIA BASHKËJETON ME KRIMIN

Pa VETTING nuk sheh drejtësi të pavarur dhe funksionale as analisti e publicisti Naim Kelmendi. “Për t’i vënë gjërat në binarët e shtetit të së drejtës, mendoj që kjo qeveri, së paku në planin legjislativ të vitit vijues, do të duhej ta kishte prioritet mbi prioritete sundimin e ligjit, ku një proces VETTING-u të parashihej me ligj të veçantë dhe do të fillonte të pastrohet edhe skena politike, por edhe institucionet e drejtësisë. Po e them këtë sepse jam më se i sigurt që një VETTING serioz do të trondiste në themel sistemin e drejtësisë, do ta pastronte atë dhe do të ndikonte edhe në pastrimin e politikës. Nuk duhet të harrojmë që vetë kryeministri i tanishëm, Ramush Haradinaj, derisa ishte në opozitë, ishte kritik sa i takon mungesës së sundimit të ligjit. Ai në fillim të mandatit të tij e përmendi shumë zëshëm reformën e drejtësisë, por tash nuk po e zë në gojë atë. Pra, po e them qartë dhe pa asnjë dilemë se pa VETTING të bërë së bashku me ndërkombëtarët, pra me ndihmën e FBI-së amerikane, nuk ka shanse që në Kosovë të kemi ndonjëherë sundim të ligjit sipas standardeve të shteteve demokratike që kanë drejtësi të pavarur e krejtësisht profesionale. Nuk mund të pritet të kemi drejtësi kur njerëzit që duhet të luftojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar, e që janë në Gjykata, Prokurori e Polici, realisht po bashkëjetojnë me krimin e organizuar”,tha Naim Kelmendi për “Kosova Sot”.

(Kosova Sot)