FIDANISHTJA

Askush nuk e dëshironë postin e Kamberit, PVD në Bujanoc para shpërbërjes

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Pas dorëheqjes së Shaip Kamberit nga posti i këshilltarit në Ansamblenë komunale të Bujanocit dhe pas procedurës ligjore që vendi i tijë i zbrazur të plotësohet me kandidatin e rradhës i cili ishte në listën e PVD-s ndodhi ajo që pak kush në rradhat e PVD-së në Bujanoc e kishte imagjinuar më herët se do të ndodhe.

14 Kandidatët potencijal të cilët ishin në listën e PVD-së refuzuan ofertën që të emërohen këshilltar në Ansamblenë komunale të Bujanocit për ta plotësuar vendin e zbrazur të Kamberit.

Të gjithë refuzuesit për t’u emëruar këshilltar në Ansamblenë komunale i kanë nënshkruar edhe deklaratat me shkrim, që sipas tyre, nuk dëshirojnë postin e Kamberit.

Në vazhdim po i publikojm edhe emrat e tyre:

Mobi Casa

1. Mehmet Dalipi – Bujanoc
2. Qerim Hyseni – Nesalcë
3. Zyrafete Islami -Bujanoc
4. Ekrem Xhemaili- Letovicë
5. Nehat Aliu – Tërnoc
6. Feride salihu – Bujanoc
7. Hamdi Behluli- Lluçan
8. Irfan Xheladini -Tërnoc
9. Adelina Bajrami- Bilaç
10.Hasan Pajaziti- Osllarë
11.Adem Rashiti -Dobrosin
12.Tube Osmani- Tërnoc
13.Amir Rexhepi- Bilaç

Është mirë që opinioni i gjërë e parasëgjithash anëtarësia e PVD-s të jetë e njoftuar pse këta persona të cilët kanë qenë në listën e PVD-së në zgjedhjet lokale të Majit të viti 2012 e kanë refuzuar të jenë këshilltar në Ansamblenë komunale nga radhët e PVD-së sepse secili nga këta kandidat ka qenë i votuar dhe kanë marë besimin e elektoratit të tyre për të qenë të përfaqëses në Kuvendin komunal.

Në degën e PVD-s në Bujanoc po ndodhin trazira me pasoja të paparashikueshme me tendecë të shpartallimit apo të ndarjes të farksionit eventual edhe një herë sikur në vitin 2011./BujanociNet/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.