Fundamenti

Askush në PDK s’e përmend emrin e Isa Mustafës për Kryeministër

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Hashim Thaçi, Hajredin Kuçi, Arsim Bajrami e Adem Grabovci kanë folur deri më tash për marrëveshjen me LDK’në për bashkëqeverisje, por asnjëri prej tyre ende nuk e ka thënë se Isa Mustafa do të jetë Kryeministër.

Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa janë marrë vesh për të ndërtuar Qeverinë e re por ende nuk janë përcaktuar se kush do të jetë udhëheq i Qeverisë.

Në LDK kanë thënë se përpos Isa Mustafës askush tjetër nuk është pranueshëm për Shef të Qeverisë, por se këtë ide ende askush në PDK nuk është deklaruar nëse janë pajtuar për një gjë të tillë.

Avdullah Hoti, Haki Rugova, Lutfi Haziri e Naser Osmani kanë thënë se nëse Isa Mustafa nuk bëhet Kryeministër, atëherë, LDK do të dalë në opozitë.

Mobi Casa

Sidoqoftë, Thaçi e Mustafa kanë paralajmëruar se në fillim të javës do të nënshkruhet marrëveshje dhe do të përcaktohen edhe përgjegjësitë e secilës parti.

Burime të Express kanë treguar se LDK dhe PDK janë marrë vesh për ndarjen e pozitave ministrore duke zgjedhur secili nga një Ministri derisa ato të harxhohen. Në këtë mënyrë, edhe të eliminohen mundësitë që pastaj të ketë mospajtime sa i përket fuqisë së Ministrive.

Deri më tash, për pozita të Ministrave nga LDK’ja janë përmndur Avdullah Hoti, Ibrahim Berisha, Haki Demolli, Arben Gashi, Hykmete Bajrami, Ismet Beqiri, Teuta Sahatqija, Valon Murtezaj.

Ndërsa nga PDK janë përmendur për pozita të Ministrave: Hajredin Kuçi, Blerand Stavileci, Dhurata Sadiku-Hoxha, Enver Hoxhaj, Arsim Bajrami, Mrika Tahiri, Laura Zherka, Mrika Kotorri Justina Shiroka Pula Margarita Kadriu.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.